Lajme
Pajtohuni te prurja RSSËshtë hedhur në qarkullim Xfce 4.8
2011
Sot, pas gati dy vjetësh pune, kemi kënaqësinë e veçantë të njoftojmë hedhjen e shumëpritur në qarkullim të Xfce 4.8, versioni i ri i qëndrueshëm që zë vendin e Xfce 4.6-s.
Shpresojmë që kushdo do ta shijojë këtë hedhje në qarkullim aq sa edhe ne. Mjerisht, s’do të ndodhë kështu, ngaqë persona që përdorin çfarëdo sistemi BSD do të vënë re një humbje të papritur veçorish. Mendojmë se ky lajmërim është një mundësi e mirë për të shprehur mospajtimin tonë me zhvillimet e fundit “Linux-only” në ekosistemin e burimit të hapur, veçanërisht kur vjen puna me gjëra të dobishme për të cilat kemi nevojë në mjedise desktopi.
Xfce 4.8 është përpjekja jonë për të përditësuar bazën e kodit Xfce me krejt platformat e reja për desktop që janë sjellë për herë të parë në këto pak vitet e fundit. Shpresojmë se përpjekjet tona për të hequr dorë nga pjesë të tilla si ThunarVFS dhe HAL me GIO, udev, ConsoleKit dhe PolicyKit do të ndihmojnë për ta sjellë desktopin Xfce në shpërndarje moderne.
Me Xfce 4.8, përdoruesit tanë do të jenë në gjendje të shfletojnë ndarje së largëti duke përdorur një larmi protokollesh (SFTP, SMB, FTP dhe mjaft të tjerë). Rrëmuja me dritaret është reduktuar duke shkrirë në një të vetëm krejt dialogët për ecuri veprimesh mbi kartelat.
Aplikacioni ynë i panelit është rishkruar, duke përmirësuar kështu pozicionimet, transparencën, administrimin e objekteve dhe nisësve. Ai sjell gjithashtu një shtojcë të re menush për të parë drejtori. Mekanizmi i tij për shtojca mbetet i përputhshëm me shtojca nga 4.6.
Përmirësuam gjithashtu dialogët e rregullimeve. Dialogu i formësimit të ekranit tani mbulon RandR 1.2, pikas vetvetiu ekrane dhe u lejon përdoruesve tanë të zgjedhin qartësinë e tyre të parapëlqyer të ekranit, frekuencë rifreskimi, rrotullim. Ekranet mund të formësohen të punojnë ose nën mënyrën klon, ose të vendosen në krah të njëri-tjetrit. Përzgjedhja e tastierës është bërë më e lehtë dhe më miqësore ndaj përdoruesit. Është përpunuar edhe përpunuesi dorazi i rregullimeve për të qenë më funksional.
Përtej veçorive të sendërtuara në Xfce, cikli i zhvillimit të 4.8-s na pruri një dorë të mirash të tjera. Për herë të parë patëm një strategji serioze hedhjesh në qarkullim sipas “Modelit të Zhvillimit dhe Hedhjeve Në Qarkullim të Xfce-së”, hartuar në Ubuntu Desktop Summit në maj të 2009-s. Një aplikacion i ri web e bëri mjaft më të lehtë administrimin e hedhjeve në qarkullim. Punuam fort për përmirësimin e gjendjes për përkthyesit e Xfce-së, çka na shpuri në ujdisjen e shërbyesit tonë Transifex. Diçka tjetër që shpresojmë ta vini re është që infrastruktura jonë e shërbyesve dhe pasqyrave është përmirësuar, në mënyrë që shërbyesit tanë, shpresojmë, të mos ngrenë duart lart papritmas pas lajmërimit të kësaj hedhjeje në qarkullim.
Ka plot gjëra të tjera për t’u zbuluar dhe shpresojmë shumë se do t’i jepni një të provuar Xfce 4.8! Në internet ka një tur të shkurtër, te
Një përmbledhje e ndryshimeve që prej hedhjesh 4.8pre3 paraparje në qarkullim mund ta gjeni te URL-ja vijuese (përmban gjithashtu lidhje për te ndryshimet e sjella për herë të parë në krejt hedhjet paraparje në qarkullim):
https://xfce.org/download/changelogs/4.8
Kjo hedhje në qarkullim mund të shkarkohet ose si hedhje individuale në qarkullim, ose si një paketë e bëshme tar që përfshin krejt këto versione individuale:
http://archive.xfce.org/xfce/4.8/
2011-a sapo ka filluar dhe jemi tashmë duke bërë plane për të ardhmen. Planet për 4.10 do të fillohen së shpejti, dhe shpresojmë që këtë vit në FOSDEM të jemi në gjendje ta shndërrojmë Xfce-në në një organizëm jofitimprurës, ndaj na ndiqni!
But until then we hope you will enjoy today’s release and join us in celebrating. Thanks go out to all our contributors, bug reporters as well as the awesome efforts of our translators and packagers.
Përshëndetjet më të mira,
Ekipi i zhvillimit të Xfce-së