Xfce

Subdomains

 

Lajme

Pajtohuni te prurja RSS

Është hedhur në qarkullim Xfce 4.10

Sot, pas 1 viti e 4 muajsh punë, jemi të gazuar t’ju njoftojmë hedhjen në qarkullim të desktop-it Xfce 4.10, një versioni të ri të qëndrueshëm që zë vendin e Xfce 4.8-s.

Me ciklin 4.10 u përqendruam kryesisht në lëmimin e desktopit dhe përmirësimin e punës së përdoruesit në rrugë të ndryshme. Gjëra të spikatura në këtë hedhje në qarkullim janë:

  • Është rishkruar plotësisht një gjetës i ri aplikacionesh dhe ndërthur funksionet e xfce4-appfinder-it dhe xfrun4-s së dikurshëm.
  • Paneli tani ka një mënyrë alternative shfaqjeje vertikale (deskbar). Për më tepër, shtojcat e panelit mund të sistemohen sipas rreshtash të shumtë, çka është veçanërisht e dobishme nën mënyrën deskbar.
  • Një përpunues i ri llojesh MIME që ju lejon të ndryshoni lehtësisht aplikacione të përdorur për hapje llojesh të ndryshëm kartelash. Dialogu i rregullimeve të miut dhe touchpad-it dhe përpunuesi i rregullimeve janë zgjeruar, për sa u përket funksioneve. Ai i pari tani mbulon tablete në një mënyrë shumë më të mirë.
  • Tani është e mundur të nisen aplikacione dhe të hapen kartela në desktop me një klikim të vetëm të miut. Veç kësaj, desktopi 4.10 mund të shfaqë miniatura dhe të shkojë automatikisht përpara nëpër listën e sfondeve të desktopit.
  • Përgjegjësi i dritareve mund të formësohet t’i tjegullzojë dritaret kur ato tërhiqen në skaje të ekranit. Dritarja skedë (Alt+Tab) mbulon më tepër zhdërvjelltësi me temat dhe lëvizje kursori përmes tastesh.

Një tur i ndryshimeve në Xfce 4.10 mund të shihet këtu:

https://xfce.org/about/tour

Një përmbledhje e hollësishme e dallimeve të shfaqura në versionet paraprake Xfce 4.8 dhe Xfce 4.10 mund të gjendet në faqen vijuese:

https://xfce.org/download/changelogs

Kjo hedhje në qarkullim mund të shkarkohet ose si një grup paketash individuale ose si një paketë tar e bëshme që përmban krejt këto versione individuale:

http://archive.xfce.org/xfce/4.10

Faleminderit krejt kontribuesve, njoftuesve të të metave, si dhe përkthyesve dhe paketuesve për përpjekjet tuaja për ta bërë të mundur këtë hedhje në qarkullim.

Përshëndetjet më të mira,
Ekipi i zhvillimit të Xfce-së