Xfce

Subdomains

 

Lajme

Pajtohuni te prurja RSS

Është hedhur në qarkullim Xfce 4.12

Xfce 4.12 është hedhja më e mirë në qarkullim se kurrë (po, na pëlqen të festojmë!)!

Burimi : komente në Internet.

Sot, pas 2 vjet e dhjetë muaj punë, jemi të lumtur të njoftojmë hedhjen në qarkullim të desktopit Xfce 4.12, një version i ri i qëndrueshëm që zëvendëson Xfce 4.10.

This long period can only be explained by how awesome Xfce 4.10 was. But as all things, it needed some refreshing - and for that we saw lots of new contributors providing valuable feedback, features and bugfixes. As always, Xfce follows its steady pace of evolution without revolution that seems to match our users’ needs.

Në këtë cikël 4.12, u përqendruam kryesisht në lëmimin e punës së përdoruesit te desktopi dhe përgjegjësi i dritareve, dhe në përditësimin e disa përbërësve për të përfituar nga teknologji të reja të gatshme.

Gjërat që ia vlen të nxirren në pah në këtë version janë:

  • Përgjegjësi i dritareve përfitoi një dialog të ri Alt+Tab, tema grafike e të cilit mund të ndryshohet, me një paraparje opsionale dritaresh dhe një mënyrë listë. U sendërtua mbulim fillestar për zbukurim më anë të Klientit, mënyra tjegullzim dritaresh u përmirësua duke furnizuar mbulim për tjegullzim në cepa, dhe u shtua një mënyrë e re zoom-imi. U shtua gjithashtu një temë HiDPI.
  • Paneli tani mund të fshehë me mençuri veten, mbulon shtojca Gtk3 dhe pa plot nga shtojcat e veta prej palësh të treta të përditësohen për të përfituar plotësisht prej veçorive të shtuara me 4.10-n.
  • Desktopi ka një dialog të ri rregullimesh sfondi, mbulim për sfonde sipas hapësirës së punës, dhe trajtim më të mirë instancash me shumë monitorë. Mbulon tanimë edhe shfaqje në ikona të figurave dhe emblemave për dosjet.
  • Përgjegjësi ynë i sesionit u përditësua të përdorë logind dhe/ose upower, nëse janë të pranishëm për mbulim aktesh kalimi në gjendje plogështie/pezull. Që të mund të funksionojë në shumë sisteme dhe për të respektuar zgjedhjet e përdoruesit, mënyrat fallback u sendërtuan duke u bazuar në mekanizma të brendshëm specifikë për OS-et.
  • Mbulimi për instanca me shumë monitorë u përmirësua në një dialog të ri rregullimesh ekrani dhe një flluskë ujdisjeje të shpejtë që hapet kur lidhet një monitor.
  • Dialogu për dukjen tani shfaq paraparje ikonash dhe temash.
  • Xfsettingsd tani mbulon libinput.
  • As administrimi i energjisë nuk u harrua: U krijua një shtojcë e re paneli, u shtua mbulim për logind/upower për të trajtuar akte të lidhura me baterinë/kapakun/ndriçimin, dhe u sendërtua edhe kyçja përmes light-locker. U ripunua edhe dialogu i rregullimeve, dhe u shtua edhe mbulim për zbardhje ekrani me X11.
  • Përgjegjësi ynë i kartelave, shumë i dashuri Thunar, qe dëshmitar i një sasie të çmendur përmirësimesh: mbulim për skeda, thasë me të meta të ndrequra, bërje më i shpejtë, shkurtore tastierash për veprime vetjake, emërtim më i mirë kopjesh dhe lidhjesh kartelash, një shtyllë të hijshme te vetitë për tregim të hapësirës së lirë, përimtime për riemërtuesin dhe dialogë të tjerë, përmirësim lëvizjeje me tastierë, ndreqje për kuadratin e pamjes si pemë, mbulim më të mirë për sfonde ekrani, mbulim për faqerojtës Gtk3, veti për disa kartela njëherësh… ka nevojë të themi më?
  • To prepare the future of Xfce with Gtk3, which no longer requires theme engines, we are stopping the development of our Gtk theme engine, and dropping our Gtk3 engine - theme makers, please update your themes to CSS if you want them to work on the next Xfce version.
  • Ngaqë gstreamer1.0 ka braktisur krejtësisht mixer-interface, dhe ngaqë xfce4-mixer dhe xfce4-volumed bazohen në këtë ndërfaqe me gstreamer0.10, aplikacioni ynë për mixer dhe demoni i volumit s’mund të kalohen nën 1.0 dhe rrjedhimisht nuk mirëmbahen më.

Xfce-ja s’do të ishte ajo që është sot pa krejt gjërat e saj të mira. Edhe në këtë fushë pamë ca veprimtari, kryesisht:

  • Xfburn përfitoi mbulim për shkrim Disqesh BluRay.
  • UI e përgjegjësit të punëve u ripunuar tërësisht, dhe u kalua nën Gtk3.
  • UI e Parole-s i ribë tërësisht, me rishkrim pjesësh të saj dhe shtim shumë veçorish. Për më tepër, u kalua nën Gtk3 dhe gstreamer1.0.
  • Mousepad-i u rishkrua tërësisht dhe pati një kalim fillestar nën Gtk3.
  • Te fotografuesi i ekranit u shtua mbulim për Imgur.com.
  • Tani ka të gatshëm një pult që ngjan me GNOME-Shell-in, të quajtur xfdashboard.
  • Është shtuar një menu e re alternative për panelin, e quajtur whiskermenu.
  • Te paneli ynë u kalua shtojca GNOME2 për mbikëqyrje hardware-i.
  • Shtojca e motit përfitoi një ndërfaqe përdoruesi tërësisht të re me mundësi të fuqishme përshtatjeje dhe furnizon shumë të dhëna të hollësishme.
  • Shtojca Eyes përdor koordinata 3D që të përllogarisë pozicionin e syve të saj, kështu që do t’ju spiunojnë sy ndonjëherë edhe më të frikshëm, ndonjëherë edhe më të çuditshëm!
  • Shtojca Netload funksionon me emrat e rinj të ndërfaqes udev për rrjete dhe mund të formësohet të shfaqë te paneli shpejtësi shpërnguljesh.
  • Shtojca përgjegjës të papastre shfaq një kod QR, në daçi.
  • Shtojca Cpufreq tani mbulon përudhësin pstate të Intel-it dhe mund të përshtatet më mirë për madhësi të ndryshme paneli dhe informacionesh që shfaqen.
  • Thuajse krejt shtojcat janë përmirësuar për t’u dukur njësoj dhe për të dhënë të njëjtat ndjesi dhe për të mbuluar mënyrën e re deskbar të panelit.

Një tur i ndryshimeve në Xfce 4.12 mund të shihet këtu:

https://xfce.org/about/tour

Një përmbledhje e hollësishme e dallimeve mes versioneve Xfce 4.10 dhe Xfce 4.12 mund të gjendet në faqen vijuese:

https://xfce.org/download/changelogs

Kjo hedhje në qarkullim mund të shkarkohet ose si një grup paketash individuale ose si një paketë tar e bëshme që përmban krejt këto versione individuale:

http://archive.xfce.org/xfce/4.12

Një falënderim të përzemërt për krejt pjesëmarrësit, përkthyesit dhe paketuesit, për përpjekjet tuaja në realizimin e këtij versioni. Do të donim të falënderonin edhe përdoruesit tanë fantastikë dhe ndihmëtarë të rastit që parashtruan të meta, ndihmuan të zbulohen probleme dhe ndonjëherë ofruan edhe zgjidhje. Jemi duke i shqyrtuar krejt arnimet që na dërguat dhe do të përfshijmë mjaft ndreqje te Xfce-ja me versionin e ardhshëm. Do të donim të falënderonim edhe mjaft veta që dhuruan para për projektin tonë te Bounty Source. Kjo do të na ndihmojë të mblidhemi dhe të merremi me Xfce-në në të ardhmen!

Si gjithmonë, mirëpresim këdo që do të donte të jepte ndihmesë në zhvillimin e Xfce-së! Mund të provoni Xfce-në dhe të njoftoni të meta, mund të na ndihmoni me përkthime dhe dokumentim, në të qenët i përdorshëm dhe lidhur me funksionimin për përdoruesit duke paketuar Xfce-në në shpërndarjen tuaj dhe duke parashtruar arnime ose veçori tërësisht të reja! Mund të lidheni me ne në kanalin IRC #xfce-dev në Freenode dhe përmes listës tonë të postimeve.

Përshëndetjet më të mira,
Ekipi i zhvillimit të Xfce-së