Lajme
Pajtohuni te prurja RSSU hodh në qarkullim Xfce 4.14
2019
Sot, pas 4 vjet e 5 muaj pune, na jep kënaqësi të njoftojmë hedhjen në qarkullim të desktopit Xfce 4.14, një version i ri i qëndrueshëm që zë vendin e Xfce 4.12-s.
Në këtë cikël 4.14 synimi kryesor qe të silleshin krejt përbërësit bazë nën Gtk3 (që nga Gtk2) dhe GDBus (nga D-Bus GLib). Shumica e përbërësve përfitohen gjithashtu mbulim për GObject. Gjatë rrugës përfunduam duke lustruar punën e përdoruesve tanë, duke sjellë për herë të parë pak veçori të reja dhe përmirësime (lexoni më poshtë) dhe duke ndrequr një thes me të meta (lexoni regjistrimin e ndryshimeve).
Gjërat që ia vlen të nxirren në pah në këtë version janë:
- Përgjegjësi i dritareve përfitoi një mal me përditësime dhe veçori, përfshi mbulim për VSync (duke përdorur si mekanizëm ose Present-in, ose OpenGL-in) për të zvogëluar numrin ose për të hequr fare xixëllime ekrani, mbulim për HiDPI, mbulim të përmirësuar për GLX me përudhës NVIDIA pronësorë/me burim të mbyllur, mbulim për XInput2, disa përmirësime të hartuesit dhe një temë të re parazgjedhje.
- The panel got support for RandR’s primary monitor feature, improved window grouping in the tasklist plugin (better UX, visual group indicator etc), a per-panel “icon-size” setting, a new default clock format and clock format evaluator as well as an improved default panel layout.
- The desktop now has support for RandR’s primary monitor feature, an orientation option for icon arrangement, a “Next Background” context menu option to advance the wallpaper and it now syncs the user’s wallpaper selection to AccountsService.
- Është krijuar një dialog rregullimesh tërësisht i ri për të administruar profile ngjyrash. Për shumicën e përdoruesve kjo do të thotë mbulim fill pas instalimit për shtypje me administrim ngjyrash (përmes cupsd-së) dhe skanim (përmes saned-it). Për profile monitorësh do t’ju duhet të instaloi shërbime shtesë, të tillë si xiccd.
- Dialogu i ekraneve përfitoi mjaft përkujdesje gjatë këtij cikli dhe një veçori të rëndësishme: Përdoruesit tani janë në gjendje të ruajnë dhe të rikthejnë (automatikisht) formësime të plota shumëekranëshe, çka është veçanërisht e dobishme për ata që lidhet herë pas here portativin e tyre me stacione të ndryshme lidhjesh ose instalime të ndryshme. Më tej, shumë kohë u shpenzua për ta bërë ndërfaqen e përdoruesit më intuitive dhe u shtua një mundësi e fshehur për të mbuluar përshkallëzime RandR ekrani (formësuar përmes Xfconf-it).
- Te dialogu i dukjes shtuam një mundësi për të aktivizuar përshkallëzim Gtk dritaresh, si dhe një mundësi për shkronja Monospace. Por na u desh ama të heqim dorë nga paraparje temash, ngaqë s’jepnin përfundime të njëtrajtshme me Gtk3-shin.
- Teksa vendosëm të heqim dorë nga skena mirëseardhjeje prej përgjegjësit të sesioneve,shtuam plot veçori dhe ndreqje ama. Mes tyre përmendim mbulim për dremitje hibride, përmirësime te nisje sesioni parazgjedhje, duke shmangur race conditions, një veçori për të shtuar dhe përpunuar zëra vetënisjeje, një buton ndërrimi përdoruesi te dialogu i daljeve dhe një zgjedhës të përmirësuar sesionesh dhe dialogë rregullimesh të përmirësuar (kjo e dyta me një skedë të re që shfaq sesione të ruajtur). Më tej, tani mund të xhironi urdhra jo vetëm në “stil vetënisje” në çastin e hyrjes në sistem, por edhe kur kompjuteri juaj kalon në pezullim, kur bëhen dalje nga sistemi, etj. E fundit, aplikacionet Gtk tani administrohen sipas sesioni përmes DBus-it dhe edhe ekrankursyesit tani komunikohen përmes DBus-it (p.sh., për t’i penguar).
- Si përherë, Thunar-u - përgjegjësi ynë i kartelave - përfitoi plot veçori dhe ndreqje. Mes ndryshimeve të dukshme përmendim shtyllën plotësisht të ripunuar të shtigjeve, mbulim për miniatura më të mëdha, si dhe mbulim për një kartelë “folder.jpg” që ndryshon ikonë dosjeje (p.sh., për kopertina albumesh muzike). Përdoruesit e përparuar do të vënë gjithashtu re lëvizje të përmirësuar me tastierën (zmadhim/zvogëlim, lëvizje nëpër skeda). Përgjegjësi i volumit në Thunar përfitoi mbulim për disqe Bluray.
- Shërbimi ynë Tumbler i miniaturizimeve përfitoi plot ndreqje dhe mbulim për formatin RAF të Fujifilm-it.
- Gjetësi i aplikacioneve tani mund të hapet, nëse dëshirohet, si një dritare njëshe dhe në të mund të lëvizet më kollaj vetëm me tastierën.
- Përgjegjësi energjisë përfitoi plot ndreqje të metash dhe disa veçori më të vockla, përfshi mbulim për buton XF86Battery dhe për xfce4-screensaver-in e porsakrijuar. Shtojca e panelit pësoi gjithashtu disa përmirësime: tani mundet, në u dashtë, të shfaqë kohë të mbetur dhe/ose përqindje dhe tani bazohet në emra standardë ikonash UPower për të funksionuar me më shumë tema ikonash fill pas instalimit. Me kalimin e LXDE-së nën një bazë QT, u hoq dorë nga shtojca e panelit për LXDE.
Një shumicë aplikacionesh dhe shtojcash që janë pjesë e ekosistemit Xfce - të quajtura shpesh “goodies” - janë pjesë e çka e bën Xfce-në të fuqishme. Mjaft prej tyre përfituan ndryshime të rëndësishme gjatë shtrirjes kohore të hedhjes 4.14 në qarkullim. Sa për të nxjerrë në pah pak prej tyre:
- Our notification service has gained support for persistence - in other words: notification logging - and a “Do Not Disturb” mode, which suppresses all notifications. A new panel plugin was created that shows missed notifications (especially helpful during “Do Not Disturb” mode) and gives quick access to toggling “Do Not Disturb” mode. Finally support for showing notifications on RandR’s primary monitor was added.
- Lojtësi ynë i mediave Parole përfitoi mbulim më të mirë për rrjedha rrjeti dhe podkaste, si edhe një mënyrë të re “mini” dhe zgjedhje të automatizuar të mekanizmit më të mirë video të pranishëm në sistem. Më tej, pengon veprimin e ekrankursyesve dhe përgjegjësve të energjisë gjatë luajtjes së një videoje, për të garantuar që përdoruesve s’u duhet të merren me miun, kur shohin një film.
- Parësi ynë i figurave Ristretto përfitoi një dorë përmirësimesh të ndryshme të ndërfaqes dhe mbulim për ujdisje të sfondit të desktopit. Pas së fundi edhe hedhjen e parë të vet në qarkullim si zhvillim.
- Fotografi i ekranit tani u lejon përdoruesve të lëvizin drejtkëndëshin e përzgjedhjes dhe në të njëjtën kohë ky shfaq gjerësinë dhe lartësinë e vet. Dialogu i ngarkimeve në Imgur u ripunua dhe rreshti i urdhrave lejon më tepër zhdërvjelltësi.
- Përgjegjësi ynë i të papastrës tanimë ka mbulim të përmirësua për shkurtore tastiere (përmes një porte për te GtkApplication), ndryshim të përmirësuar dhe më të qëndrueshëm të madhësisë së ikonave, si edhe një ikonë të re aplikacioni.
- Shtojca e panelit për pulseaudio përfitoi mbulim të MPRIS2, për të qenë në gjendje të kontrollojë lojtës media së largëti dhe mbulim tastesh multimedia në krejt desktopin, duke e shndërruar, në thelb, xfce4-volumed-pulse një demon shtesë të tepërt.
- Dhe së fundi, emuluesi i terminalit përfitoi një sasi të madhe ndreqjesh të metash dhe përmirësimesh që prej Xfce 4.12-s.
Ka gjithashtu një grup projektesh të reja që janë bërë pjesë e projektit tonë. Përshëndoshuni me:
- Më në fund kemi ekrankursyesin tonë (po - e dimë që është 2019 ;)). Me plot veçori dhe integrim të ngushtë me Xfce-në (e kuptueshme) është një shtesë e goditur në katalogu ynë.
- Shtojca e panelit njoftues gjendjesh sjell një panel të brezit të ardhshëm, ku aplikacionet mund të shfaqin tregues. Zë vendin e xfce4-indicator-plugin, që më shumë është për Ubuntu-në, për shumicën e treguesve të aplikacioneve.
- Kërkimi Catfish për kartela është si një mik i vjetër për shumicën e përdoruesve të Xfce-së - tani është pjesë zyrtare e Xfce-së!
- Së fundi, Profile Paneli, që ju lejon të kopjeruani dhe riktheni skemat tuaja për panelin, ka kaluar nën ombrellën e Xfce-së.
As always it’s also time to say goodbye to some older unmaintained or deprecated projects. (Luckily our projects only go to the attic aka the archive on git.xfce.org when they die.) With a salty teardrop of sadness we bid farewell to:
- garcon-vala, gtk-xfce-engine, pyxfce, thunar-actions-plugin, xfbib, xfc, xfce4-kbdleds-plugin, xfce4-mm, xfce4-taskbar-plugin, xfce4-windowlist-plugin, xfce4-wmdock-plugin dhe xfswitch-plugin
Një tur i ndryshimeve në Xfce 4.14 mund të shihet këtu:
Një përmbledhje e hollësishme e dallimeve mes versioneve Xfce 4.12 dhe Xfce 4.16 mund të gjendet në faqen vijuese:
https://xfce.org/download/changelogs
Kjo hedhje në qarkullim mund të shkarkohet ose si një grup paketash individuale ose si një paketë tar e bëshme që përmban krejt këto versione individuale:
http://archive.xfce.org/xfce/4.14
Përshëndetjet më të mira,
Ekipi i zhvillimit të Xfce-së