Lajme
Pajtohuni te prurja RSSU hodh në qarkullim Xfce 4.16
2020
Sot, pas 1 viti dhe 4 muajsh punë, jemi të gëzuar të njoftojmë hedhjen në qarkullim të Xfce desktop 4.16-s, një version i ri i qëndrueshëm që zë vendin e Xfce 4.14-s.
4.16-a qe një cikël special në shumë pikëpamje (jo thjesht në lidhje me pandeminë, por edhe me të). Një nga kulmet e ndryshimeve që nuk lidhen me kodin ka të bëjë me migrimin tonë në GitLab, që përbën një ndryshim në rrjedhën e punës për zhvillim dhe një hap të stërmadh përpara nga pikëpamja e të qenit miqësor ndaj zhvilluesve dhe mikpritës ndaj tyre. Në disa pjesë të tij, regjistri i stërmadh i ndryshimeve të Xfce 4.16-s mund t’ju atribuohet kontribuesve të rinj me propozime për kërkesa përzierjesh (u përzjenë ose u mbyllën 288 kërkesa përzierjesh vetëm kundrejt përbërësve tanë bazë!). Krijuam gjithashtu një kontejner Docker referencë (xfce/xfce-build) dhe shtuam CI pipelines te krejt përbërësit, për të garantuar se nuk prishim montime. Asgjë prej këtyre s’do të kish qenë e mundur pa strehimin tonë, sponsorizuar nga Gandi dhe Fosshost!
Një tjetër ndryshim i madh lidhet me identitetin tonë pamor, të cilin e përditësuam nga një turli e çuditshme ikonash kuturu (bazuar pjesërisht në Tango) dhe që nuk ndiqnin ndonjë skemë emërtimi, në një grup të ri, të njëtrajtshëm nga ana pamore (duke ndjekur specifikimet e freedesktop.org për emërtimet dhe një paletë të fiksuar ngjyrash). Jemi të ndërgjegjshëm se kjo do të pjellë ca punë për mirëmbajtësit e temave të ikonave (nëse vërtet duan të anashkalojnë ikonat tona perri ;)), por besojmë se përfitimi afatgjatë peshon më shumë se sa ky mundim i vetëmnjëhershëm.
Dhe së fundi bëmë edhe ca pastrim shtëpie (p.sh., duke hequr kod mbulimi të Gtk2-së) dhe shtuam gjithashtu veçori dhe përmirësime - krejt kjo duke këmbëngulur te një plan i arsyeshëm cikli hedhjesh në qarkullim.
So without further ado, here go the main highlights of this release:
- Edhe përgjegjësi i dritareve përfitoi mjaft përditësime dhe përmirësime, në fushën e hartimit dhe atë të GLX-it. Nëse qe caktuar një ekran parësor, dialogu Alt-tab tani do të shfaqet vetëm në të. Këtë hedhje në qarkullim e plotësojnë më tej disa mundësi të reja të volitshme, për të zmadhuar/zvogëluar kursorin tok me pjesën tjetër të ekranit, si dhe një mundësi për të mbajtur dritare të minimizuara te lista e atyre të përdorura së fundi.
- We added a new plugin to the panel dubbed “statustray” which combines both StatusNotifier and legacy Systray items. An animated autohide transition now clearly shows the user “where the panel has gone” and a dark mode (enabled by default) makes the panel drop into the background a bit more with bright themes like the Gtk default Adwaita. Quite a few more smaller improvements were also introduced like accessing desktop actions from a Launcher´s right-click menu, the Window Buttons plugin now offering to
Launch a new instanceof an application and the Workspace Switcher now optionally showing automatic numbering for workspaces. - Te dialogu i ekraneve u shtua mbulim për përshkallëzim të pjesshëm, tok me theksimin e mënyrës së parapëlqyer për një ekran, përmes një yllthi dhe përmes shtimit të përpjesëtimeve në krah të qartësive. Edhe kalimi, si rrugëdalje, te një mënyrë funksionale, pas keqformësimit të ekranit, është bërë më i qëndrueshëm.
- A new tab in the “About Xfce” dialog shows basic system information like CPU or GPU type. Furthermore the layout and visuals of the dialog were improved.
- Për Përgjegjësin e regullimeve janë përmirësuar aftësitë e kërkimit dhe filtrimit. Më tej, krejt dialogët e rregullimeve tani përdorin zbukurime dritaresh të vizatuar nga Gtk (zbukurime më anë të klientit).
- The “Mime Settings” and “Preferred Applications” dialogs were merged into the “Default Applications” dialog - making it easier for users to set which application handles which filetype or action from one place.
- Përgjegjësi ynë i kartelave, Thunar përfitoi një thes me ndreqje dhe një dorë veçorish për t’u përmendur, përfshi ndalesë për veprime kopjimi/lëvizjeje, mbulim për shpërngulje kartelash të vëna në radhë, mbajtje mend rregullimesh parjeje sipas drejtorish dhe mbulim për tejdukshmëri në tema Gtk.
- Shërbimi ynë i miniaturizimeve Tumbleru bë më i zhdërvjellët, duke qenë në gjendje të përjashtojë shtigje. U shtua mbulim i mëtejshëm për .epub (format e-librash).
- Përgjegjësi i sesioneve ofron mbulim të përmirësuar për agjent GPG 2.1 dhe dialogu i rregullimeve u përmirësua nga ana pamore.
- Përgjegjësi i energjisë përfitoi mjaft ndreqje të metash dhe disa veçori të vockla - mes tyre, një pastrim të dialogut të rregullimeve për të, një tregues pamor opsional, kur është e aktivizuar “Mënyra Prezantim”, ikona më të përpikta gjendjesh baterie dhe hedhje tej automatikisht e njoftimeve rreth energjie të pakët, pas lidhjes së një ngarkuesi.
- Desktopi më së shumti përfitoi ndreqje të metash dhe përmirësime të vockla - dhe sfondin e ri parazgjedhje!
- Libraria jonë për menu, garcon përfitoi API të reja dhe tani nuk nis më aplikacione si pjella të procesit që strehon menunë . Sjellja e mëparshme bënte që aplikacionet të vithiseshin tok me panelin, për shembull.
- The applicaton finder now allows for sorting applications by “frecency” - a combination of frequency and recency.
- Dependency updates: Drop Gtk2, add LibGTop, bump Gtk >= 3.22, GLib and GDBus >= 2.50
Një tur internetor i ndryshimeve në Xfce 4.16 mund të shihet këtu:
https://www.xfce.org/about/tour416
Një përmbledhje e hollësishme e dallimeve mes versioneve Xfce 4.14 dhe Xfce 4.16 mund të gjendet në faqen vijuese:
https://www.xfce.org/download/changelogs/4.16
Kjo hedhje në qarkullim mund të shkarkohet ose si një grup paketash individuale ose si një paketë tar e bëshme që përmban krejt këto versione individuale:
https://archive.xfce.org/xfce/4.16
Përshëndetjet më të mira,
Ekipi i zhvillimit të Xfce-së