Lajme
Pajtohuni te prurja RSSU hodh në qarkullim Xfce 4.20-a
2024
Pas gati dy vjetësh punë, jemi të gëzuar të njoftojmë hedhjen në qarkullim të Xfce 4.20-s !
Që nga Xfce 4.18 është kryer plot zhvillim me rëndësi. Ekipi ynë shtoi një numër veçorish të reja të lezetshme, kreu një milion ndreqje të metash dhe solli një numër përmirësimesh të vockla. Dhe më në fund, krejt kjo do të hidhet në qarkullim për kënaqësinë tuaj.
Vëmendja më e madhe gjatë këtij cikli zhvillimi qe përgatitja e bazës së kodit për të qenë gati për Wayland. Në mënyrë që ndërkohë te keni mbulim eksperimental për Wayland për shumicën e përbërësve. Më tepër hollësi në lidhjet më poshtë.
Duke supozuar se të instaluar keni Xfce 4.18-n, ja një përmbledhje e ndryshimeve të rëndësishme që do të shihni në një përmirësim me Xfce 4.20-n:
https://www.xfce.org/about/tour420
Një përmbledhje e hollësishme e dallimeve mes versioneve Xfce 4.18 dhe Xfce 4.20 mund të gjendet në faqen vijuese:
https://www.xfce.org/download/changelogs/4.20
Kjo hedhje në qarkullim mund të shkarkohet ose si një grup paketash individuale ose si një paketë tar e bëshme që përmban krejt këto versione individuale:
https://archive.xfce.org/xfce/4.20
Përshëndetjet më të mira,
Ekipi i zhvillimit të Xfce-së