Tur i 4.12-s
Ky tur do t’ju paraqesë veçoritë e reja të rëndësishme të Xfce 4.12-s. Mbulon vetëm përmirësimet e bëra në sipërfaqe; për listën e plotë të ndryshimeve, shihni regjistrat e ndryshimeve.
Window Manager (xfwm4)
Dialog Këmbyesi Dritaresh
Dialogu Alt+Tab i përgjegjësit të dritareve tani është plotësisht i personalizueshëm me tema dhe përfitoi edhe dy mënyra të reja: një mënyrë ‘Listë’ dhe një mënyrë ‘Paraparje Dritaresh’. Për më tepër, përdoruesit mund të përdorin miun e tyre për të klikuar/përzgjedhur dritaren e cila duan të ketë fokusin.

Dialogu tradicional tani është plotësisht i personalizueshëm me tema
Mënyra Listë e dialogut Alt-Tab.

Mënyra Listë e dialogut Alt-Tab, duke shfaqur krejt titujt e dritareve
Mënyra Paraparje Dritaresh shfaq miniatura lënde dritareje tok me ikonën. Aktivizimi i hartuesit është kusht paraprak për këtë mënyrë.

Miniatura dritaresh
Tjegullzim, Zoom-im, Zbukurime Më Anë Klienti
Është përmirësuar mbulimi për Zbukurime Më Anë të Klientit (Client-Side Decorations - CSD). Këto tani puqen me ekranin dhe anët e panelit, dhe tjegullzohen saktësisht, madje edhe me hije.

Aplikacione Gtk3 me zbukurimet të vizatuara nga klienti
Mënyra e tjegullzimit të dritareve u përmirësua për të furnizuar mbulim për tjegullzim cepash, dhe u shtua një mënyrë e re zoom-esh duke përdorur Alt + Rrotëz Miu.

Tërhiqeni dhe lëreni një dritare te një cep që të tjegullzohet
Mbulim për HiDPI
Për të mbuluar më mirë ekrane modernë hi-resolution u shtuan dy tema të reja Xfwm4 (hdpi, xhdpi).
Panel (xfce4-panel)
Fshehje e Mençur
Paneli tani mund të fshehë në mënyrë të mençur veten, kur një dritare tërhiqet pranë tij.

Oh, po kjo dritare ç’është??

Mos u afro më!

He he! Tani s’më shihni dot!
Shtojca Gtk3
U shtua infrastrukturë për të bërë të mundur ngarkim shtojcash Gtk3 përkrah atyre Gtk2.
Desktop Manager (xfdesktop)
Desktopi tani ka një dialog të ri rregullimesh sfondi me mjaft mundësi dhe me mbulim më të mirë të përdorimit me shumë monitorë. Tërhiqeni dialogun te skena ose hapësira e punës ku doni të ndryshoni sfondin.

Mbulim më i mirë për multi-monitor
Që të caktoni një sfond të ndryshëm për çdo hapësirë pune, hiqjani shenjën “zbatoje mbi krejt hapësirat e punës”.
Settings (xfce4-settings)
Rregullime Ekrani
Mbulimi për përdorim të shumë monitorëve, te dialogu i rregullimeve të ekranit, është përmirësuar gjerësisht. Gjatë lidhjes së një ekrani të ri, një flluskë rregullimi të shpejtë ofron për përdoruesit disa nga mënyrat më të përdorura, për të ndryshuar shpejt skemën e tyre.

Formësoni ekrane të shumtë

Zgjidhni skemën për të, kur lidhni ekranin tuaj të ri
Rregullime Dukjeje
Dialogu për dukjen tani shfaq paraparje stilesh dhe ikonash.

Paraparje stili Gtk
![]()
Paraparje teme ikonash
Power Manager (xfce4-power-manager)
Shtojcë Panelesh
Është krijuar një shtojcë e re paneli që ju lejon të kontrolloni shpejt ndriçimin e ekranit, ose përmes menusë, ose thjesht duke përdorur rrotëzën e miut sipër shtojcës. Menuja e shtojcës shfaq gjithashtu krejt pajisjet e tjera të lidhura me një gjendje energjie, p.sh., tastiera bluetooth ose minj pa fill. Ende ofron kalim të shpejtë nën mënyrën paraqitje, e cila pengon ekrankursyesin tuaj për sa kohë që mundësia është aktive.

Menuja e shtojcave u lejon përdoruesve të kontrollojnë ndriçimin e ekranit dhe të shohin se sa kohë punimi u furnizon ende bateria.
Dialog Rregullimesh
Dialogu i rregullimeve është ristrukturuar plotësisht (duke shkëputur akte butoni/kapaku të portativit nga sjellja e sistemit dhe ekranit) dhe duke ofruar një rrugë më të qartë për ujdisjen e parapëlqimeve tuaja.

Formësoni ç’veprim të kryhet kur shtypen ky apo ai buton ose kur mbyllet kapaku i portativit

Formësoni ç’të bëhet kur përdoruesi është joaktiv ose bateria zero

Administroni mënyra energjie për ekranin

Shfaqni të dhëna mbi krejt pajisjet e lidhura
Kur ka një mekanizëm për mbyllje drite, rregullimet e tij mund t’i kontrolloni drejt e nga përgjegjësi i energjisë.

Sistemim i integrimit të mekanizmit për mbyllje drite
File Manager (thunar)
Mbulim Skedash
Është shtuar një veçori e pritur prej kohësh: tani mund të hapni disa dosje njëherësh brenda të njëjtës dritare Thunar-i.

Shfletoni shumë drejtori njëherësh
Thunar-i tani, me një shtyllë te vetitë e dosjes, shfaq hapësirën e lirë të mbetur.

Shtyllë hapësire të lirë
Dhe mund të përzgjidhni disa kartela tok që të shihni vetitë e tyre njëherazi.

Veti të Shumta Kartele
Gjëra të Mira
Ka pasur plot përmirësime te gjërat tona të mira, dhe janë shtuar disa aplikacione fringo të rinj nga kontribues të rinj.
Alternative panel menu plugin (xfce4-whiskermenu)
Menuja mustaqe është një alternativë ndaj shtojcës së menusë tradicionale, që shfaq të parapëlqyerat, duke lejuar të kërkohet nëpër aplikacione ekzistuese dhe më tepër.

Shfletoni te kategoritë

Kërkoni për një aplikacion
Task Manager (xfce4-taskmanager)
Përgjegjësi i punëve përfitoi një ndërfaqe përdoruesi të përmirësuar, një filtër dhe tani mbulon Gtk3-shin.

Shfaqi proceset si një pemë

Filtrojini proceset sipas emrash
Media Player (parole)
Ndërfaqja grafike e Parole-s u ribë tërësisht në Gtk3. Tani mbulon mekanizma të shumtë shfaqje videosh, e bën më efikas përdorimin e burimeve tuaja dhe përmban edhe pak shtojca të reja.

Shihni video
Kontrollet media tani i përmban një mbulesë që mund të hapet dhe mbyllet (me kohë shfaqjeje të formësueshme).

Dëgjoni muzikë
Text Editor (mousepad)
Mousepad-i u rishkrua tërësisht, duke përfituar një dialog rregullimesh dhe tani mbulon Gtk3-shin.

Rregullime të reja mousepad-i
Një shënim mbi aftësinë e Xfce-së për t’u bartur
Krejt fotot e ekranit, hiq një, janë bërë në makina që xhirojnë OpenBSD të tanishëm, një vërtetim i goditur që Xfce-ja ende është i bartshëm dhe miqësor për krejt sistemet Unix.