Tur i Xfce 4.16-s
Ky tur do t’ju paraqesë veçoritë e reja të rëndësishme të Xfce 4.16-s. Mbulon vetëm përmirësime të bëra në sipërfaqe (të dukshme nga përdoruesit); për një listë të plotë të ndryshimeve, shihni regjistrin e ndryshimeve.
Identitet pamor: Ikona dhe paletë e re
Për ta bërë Xfce-në të shkëlqejë pak më tepër sapo hapet dhe për të forcuar identitetin e saj pamor, krijuam ikona të reja për krejt aplikacionet tona bazë dhe i bazuam ato në një paletë të përbashkët, për të garantuar njëtrajtshmëri. Kemi vënë gjithashtu disa kufizime të mëtejshme (implicite) dizajni, duke ndjekur pak a shumë parimet e Adwaita-s.

Paleta Xfce
![]()
Ikona të reja Xfce “upstream”, që vijnë në mjaft madhësi, për pamje të kristaltë
Settings Manager (xfce4-settings)
The Settings Manager itself received a visual refresh of its filter box, which can now be hidden permanently. At the same time the search capabilities of the filter box were improved by searching the descriptive ‘Comments’ part of each dialog’s launcher (aka .desktop) file.

Kuti filtri më e fuqishme, më e qartë nga ana pamore
Aplikacione Parazgjedhje
Ky dialog i ri përfaqëson një shkrirje mes dialogëve të pranishëm edhe më parë, “Rregullime Mime” dhe “Aplikacione të Parapëlqyer”. Konsolidimi në një vend do të thotë që përdoruesit e kanë më kollaj të caktojnë aplikacione parazgjedhje për trajtim të disa lloje kartelash.

Dialogu i ri Aplikacione Parazgjedhje
Dialog Shfaqjesh
Për të mbuluar më mirë ekrane me dendësi të lartë - që janë në madhësi dhe dendësi të ndryshme - shtuam ripërmasim fraksional bazuar në zgjerimin RandR të X11-s. Më tej, mënyra e parapëlqyer e një ekrani tani tregohet me një asterisk dhe tok me qartësitë e ekranit tregohen edhe përpjesëtime ekrani.

Mbulim për ripërmasim fraksional
Shkurtore Tastiere
Për t’i bërë më të lehta gjërat për përdoruesit tanë shtuam më tepër shkurtore tastiere ta gatshme fill pas instalimit, për shembull, për tjegullzim dritaresh ose për të hapur Thunar-in. Vetë dialogu i shkurtoreve të tastierës u përditësua nga ana pamore.

Dialog shkurtoresh tastiere i përditësuar nga ana pamore
File Manager (thunar)
Te dialogët për kopjim dhe lëvizje të Thunar-it, tani përdoruesit mund të ndalin lehtësisht veprimin përkatës mbi kartelën. U shtua më tej mbulim për radhë shpërnguljesh kartelash, mbajtje mend rregullimesh parjeje sipas dosjesh dhe mbulim për tejdukshmëri në tema Gtk.

Thunar-i tani mund të ndalë kopjim/lëvizje kartelash
Panel (xfce4-panel)
Paneli përfitoi ndoca përditësime që ia vlen të përmenden, një animacion për veçoritë e fshehjes së automatizuar dhe fshehjes së mençur, një shtojcë të re “Panel Gjendjesh” që ndërthur mbulim të veçorisë së dikurshme “Panel Sistemi” me mbulim të veçorisë moderne “NJoftues Gjendjesh”, mbulim për mënyrë të errët, nisës që shfaqin veprime shtesë gjatë djathtasklikimesh, butona dritaresh që ofrojnë “Nisni një instancë të re…” dhe plot të tjera.

Mënyrë e errët e aktivizuar te dialogu i rregullimeve të panelit

Shtojca e re “statustray”

Vetëfshehje animacionesh

Nisni një instancë të re!
About Dialog (xfce4-about)
Skeda Xfce jo vetëm që u ripunua, për të qenë më tërheqëse nga ana pamore dhe e përtypshme lehtësisht nga programe të tjera, por u shtua gjithashtu një skedë më vete që shfaq informacione elementare rreth sistemit të përdoruesit.

Mbi Xfce-në

Mbi Sistemin
Power Manager (xfce4-power-manager)
Dialogu i rregullimeve për përgjegjësin e energjisë u pastrua dhe shfaq ose rregullime për “nën bateri”, ose ato për “në prizë”, në vend se që të dyja në një tabelë të stërmadhe.

Rregullime Përgjegjësi Energjie