Tur për Xfce 4.18-n
Ky tur do t’ju njohë me veçoritë e reja të rëndësishme të Xfce 4.18-s. Mbulon vetëm përmirësimet e bëra në sipërfaqe (të dukshme për përdoruesit).
Për një listë të hollësishme të ndryshimeve, shihni regjistrin e plotë të ndryshimeve në Xfce 4.18.
Widget Library (libxfce4ui)
Dialog Dhënieje Emrash Kartelash
XfceFilenameInput është një widget i rehatshëm për dhënie emrash kartelash, që u shtua për të parandaluar që herët emra të pavlefshëm kartelash dhe për të dhënë komente të hollësishme mbi problemin konkret.

XfceFilenameInput - hapësira të zbrazëta në fund

XfceFilenameInput - pjerrake
Përpunues Elementar Shkurtoresh
Ky widget është një përpunues shkurtoresh që u soll për të pasur një ndërfaqe grafike për ndryshim shkurtoret që lidhen me një përbërë specifik. Aktualisht përdoret vetëm brenda Thunar-it, Xfce4-terminal-it dhe Mousepad-it, por kjo mund të pasohet nga përbërës të tjerë.

XfceShortcutsEditor në Thunar
Thumbnail Service (tumbler)
U bënë disa përmirësime funksionimi për pixbuf-thumbnailer-in dhe scheduler-in. Gjithashtu, tani ka mundësi të shumta mbishkrimi për desktop-thumbnailer.
Tani për miniaturat ka mbulim për madhësi x-të_mëdha dhe xx-të_mëdha, që janë shumë të dobishme për ekrane me qartësi të lartë.
Tumbler dhe Thunar-i tani mbulojnë depo të përbashkëta miniaturash, siç përshkruhet te specifikimi i freedesktop.org për miniaturat. Kjo veçori mund të përdoret për të prodhuar miniatura që më parë për një dosje, që gjendet drejt e pranë fotove. Në këtë mënyrë, miniaturat s’do të jetë e nevojshme të riprodhohen për çdo përdorues më vete.
Për më tepër hollësi rreth miniaturash të përbashkëta, shihni postimin përkatës në blog.
Panel (xfce4-panel)
Shtojcat DateTime dhe Sahat sillnin funksione që mbivendoseshin mbi njëri-tjetrin. Për të parandaluar zhvillim paralel, janë shkrirë në një shtojcë të vetme.

Widget-i i ri “Sahat” i panelit
Shtojca e re Sahat përfitoi një mënyrë të re, kohën dyore dhe ofron një mbikëqyrës fjetjeje. Ja një foto ekrani e krejt skemave të mundshme, që janë, Analog, Dyor, Dixhital, I turbullt dhe LCD.

Krejt Mënyra e Mundshme të Sahatit
Desktop Manager (xfdesktop)
Si në Thunar, zëri ‘Fshije’ i menusë, te menuja e kontekstit, tani mund të kalohet i fshehur.
Që të mos bëhet lëmsh padashur desktopi nga shtypja mbi “risistemo ikona desktopi”, tani përdoruesit i kërkohet ripohim i kësaj.
Settings Manager (xfce4-settings)
Zëri i kërkimeve për xfce4-settings-manager u thjeshtua pakëz. Tani do të shfaqet përherë, pa ndonjë rrëshqitës apo buton.

xfce4-settings-manager - zëri i kërkimeve është përherë i dukshëm
Rregullime Ekrani
xfce4-display-settings përfitoi ca përmirësime të vockla dhe mundësinë për të vendosur ç’të bëhet kur lidhen ekrane të rinj.

xfce4-display-settings - përmirësime të vockla
Rregullime Dukjeje
Kur përzgjidhet një temë e re, tani ekziston mundësia për të vënë në punë një temë xfwm4 me përkim, në pastë.

xfce4-appearance-settings - klikojeni, që të vihet tema Xfwm4 përkuese
File Manager (thunar)
Parje si Listë
Për drejtoritë, numri i kartelave që përmbajnë tani mund të shfaqet te shtylla e madhësive. Tanimë është e mundur të shtohet një shtyllë “datë krijimi kartele” dhe të dialogu “formësoni shtylla” mund të hapet me një djathtasklikim mbi çfarëdo kryesh të shtyllës.

Thunar - Parje si Listë - Parapëlqime

Thunar - Parje Si Listë - Numër kartelash dhe datë krijimi kartelash
Paraparje Figure
Më në fund, te Thunar-i u shtua një kuadrat anësor paraparje figurash. Jo, prisni, në fakt dy të tillë! Mund të zgjidhni të përdorni ose mënyrën “e trupëzuar”. e cila s’do të kërkojë hapësirë shtesë, por fsheh pjesë të kuadratit të anës së majtë, ose mund të zgjidhni mënyrën “më vete”, e cila do të përdorë një kuadrat ndaras dhe do të shfaqë edhe disa hollësi elementare.

Thunar - Paraparje Figure të Trupëzuar

Thunar - Paraparje Figure Më Vete
Zhbëje dhe Ribëje
Tanimë është e mundur të zhbëhen veprimet themelore mbi kartelat dhe të ribëhen ato. “Zhbëje” dhe “Ribëje” mund të përdoren për veprimet “lëvize”, “riemërtoje”, “shpjere te hedhurinat”, “lidhe” dhe “krijoje”. Si parazgjedhje, depozitohet një historik i 10 veprimeve të fundit, por gjatësia e historikut është e formësueshme. Kurdo që shkaktohet një Zhbëje/Ribëje, do të shfaqet një njoftim me pak hollësi.

Thunar - Zhbëje dhe Ribëje
Theksim Kartelash
Kartelat tani mund të theksohen duke ujdisur me ngjyra të ndryshme sfondin dhe emrin e kartelës. Kjo mund të bëhet përmes një skede shtesë, të gjendur te dialogu për “Vetitë”. Menuja për parje ofron një kutizë për aktivizim/çaktivizim të veçorisë. Pasi të aktivizohet, Kartelat tani mund të shfaqen në krejt ngjyrat e ylberit.

Thunar - Mundësi Theksimi Kartelash

Thunar - Kartela të theksuara, në Pamjen Si Listë

Thunar - Kartela të theksuara në Pamjen Ikona
Për më tepër hollësi mbi theksim kartelash, kontrolloni postimin përkatës në blog.
Panel
Tanimë është e mundur të përshtatet paneli sipas nevojave tuaja personale! Për këtë qëllim është shtuar një dialog shtesë, në të cilën mund të administrohet dukshmëria dhe pozicioni i elementëve të veçantë. Te paneli mund të përdoren edhe veprime vetjake për dosje.
Kur shtylla e menuve është e fshehur, do të shfaqet një buton shtesë paneli, që mund të përdoret për të shfaqur menunë.

Thunar - Panel me krejt elementët të formësueshëm

Thunar - Dialog Formësimi Panelesh

Thunar - Shfaq buton Shtylle menush
Për më tepër hollësi mbi panelin e formësueshëm, shihni postimin përkatës te blogu.
Pamje Me Ndarje
Thunar now provides the option to use split panes. The pane separator can be moved, and its position will be stored. Via a xfconf setting, it is as well possible to have a vertical split.

Thunar - Kuadrate të Ndarë
Shtyllë gjendjesh
Shtylla e gjendjeve u përimtua dhe ‘|’ tanimë përdoret për zëra ndaras. Më tej, tani është e mundshme të përshtatet ajo duke përdorur menunë e kontekstit.

Thunar - Përshtatje Shtylle Gjendjesh
Kërkim Rekursiv
Thunar has now the possibility to search recursively, directly inside Thunar itself. The search is done in a separate thread and search results are added rapidly into a List View. A new row ‘Location’ shows where the search results are located, and the context menu provides the option ‘Open Item Location’ in order to travel there quickly. The preferences dialog provides an option to limit recursive search to local folders, or to disable it.

Thunar - Kërkim Rekursiv

Thunar - Parapëlqime Kërkimi Rekursiv
Për më tepër hollësi rreth veçorisë së kërkimit rekursiv, kontrolloni postimin përkatës në blog.
Kartela të përdorura Së Fundi
Recently used files now can be accessed in the side pane. Like for the ‘Recursive Search’ feature, the new ‘Location’ row can be used in List View. Additionally, for ‘Recent’ a new row ‘Recency’ can be added to sort the files by their latest usage.

Thunar - Kartela të përdorura Së Fundi
Për më tepër hollësi mbi “Së fundi” në Thunar, shihni postimin përkatës në blog.
Menu Faqerojtësish
Për ta mbajtur menunë “Shko” kompakte, faqerojtësit janë kaluar në një menu më vete, të re, “Faqerojtës”. Zëri i menusë “shtoni Faqerojtës” qe më tepër i fshehur te menuja “dërgoje te”, për Thunar 4.18. Si pjesë e menusë së re “Faqerojtës”, tani është më i dukshëm.

Thunar - Menu Faqerojtësish
Drejtori hedhurinash
Me hedhjen e re në qarkullim, drejtoria e hedhurina ofron një shtyllë hollësish, e cila ju jep hyrje të shpejtë te funksionet “Zbraz Hedhurinat” dhe “Riktheje”. Kur përdoret Pamja Listë, do të shfaqet një shtyllë “Datë Fshirjeje”, që kështu kartelat të mund të renditen sipas datës së fshirjes. Përmes menusë së kontekstit, tani është e mundur të përzgjidhet “Riktheje dhe Shfaqe”, që të mund të hapet automatikisht në një skedë të re dosja e kartelës(ave) të rikthyer(a).

Thunar - Shtyllë Hollësish Hedhurinash dhe Shtyllë Datash Fshirjesh
Aplikacione Parazgjedhje
U përmirësua administrimi i vënies/heqjes së aplikacioneve parazgjedhje për lloje specifike MIME. Menuja e kontekstit përfitoi një element enkas “Caktoni Aplikacion Parazgjedhje”, i cili do të hapë ‘ApplicationChooserDialog’ me “përdore si parazgjedhje” të zgjedhur paraprakisht. Dialogu tanimë ka një pjesë “Aplikacion Parazgjedhje”, që të mund të bëhet e qartë se cili është caktuar aktualisht si aplikacion parazgjedhje. Nëse doni të hiqen aplikacione prej listës, djathtasklikoni mbi një të tillë dhe përzgjidhni “harroje përshoqërimin”.

Thunar - Zë Menuje Konteksti për të caktuar Aplikacion Parazgjedhje

Thunar - U ripunua Dialogu i Zgjedhësit të Aplikacioneve
Veprime Vetjake
Tanimë është e mundur që për nëmenu ujvarë të sistemohen veprimet vetjake. Thjesht jepni të njëjtin emër nënmenuje, për ta vendosur në të njëjtën nënmenu diçka. Nëse ju duhen nivele të shumta menuje, këtë mund ta arrini duke përdorur ‘/’ te shtegu i zërit “Nënmenu”.

Nënmenu Veprimesh Vetjake

Thunar - Dialog Formësimi Veprimesh Vetjake
Parapëlqime
Rregullimet për miniatura, te dialogu i parapëlqimeve, u grupuan tok dhe ndërkohë është e mundur të kufizohet madhësia e kartelave për të cilat duhen prodhuar miniatura. Kjo do të duhej të shmangte probleme funksionimi, duke penguar prodhim miniaturash për kartela video të stërmëdha.

Thunar - Parapëlqime Miniaturash
Veprimet për shpërngulje kartelash tani mund të përdorin, në u dashtë, *.partial~ si një kartelë ndërmjetëse. Pas një veprimi shpërnguljeje, tani ka një mundësi të verifikohen checksum-e kartelash, me qëllim për t’u siguruar se s’u korruptua as edhe një bit i vetëm. Kini parasysh se veçoria checksum do të dojë ca kohë shtesë gjatë kopjimit, kur aktivizohet.

Thunar - Parapëlqime Shpërnguljesh Kartelash
Për më tepër hollësi mbi mundësitë e reja për shpërngulje kartelash, shihni postimin përkatës te blogu.
U shtua një kutizë për të lejuar xhirim programthesh shelli. Te Thunar 4.18 qe e mundshme të ndryshohej kjo sjellje vetëm duke ndryshuar një rregullim të fshehur. Hapni sytë kur përdorni këtë mundësi!

Thunar - Parapëlqime për Ekzekutimi Programthesh
Tanimë ka një mundësi për rikthim skedash gjatë nisjes dhe për të shfaqur te titulli i skedës shtegun e plotë të drejtorisë.

Thunar - Parapëlqime për Skeda dhe Dritare
Application Finder (xfce4-appfinder)
Formësim
Gjetësi i Aplikacioneve përfitoi mbulim për vetinë ‘PrefersNonDefaultGPU’, e cila është e dobishme për sisteme me karta grafike hibride.
Ndryshoret e mjedisit tani trajtohen, kur jepen nën mënyrën e tkurrur.
Dukje
U shtua një mundësi për të fshehu zbukurime dritaresh.

xfce4-appfinder pa zbukurime dritareje
Window Manager (xfwm4)
Hapësira pune
Rregullimet për hapësirë pune tani do të funksionojnë edhe me të tjerë përgjegjës dritaresh.
Hartues
Hartuesi tani mbulon vsync që përshtatet, përmes GLX.
Të përgjithshme
Ripërmasim
U përmirësua mbulimi për ripërmasim të UI-të dhe ndreqje për mjaft ikona të turbullta te përbërësit bazë, kur përdoret ripërmasim. Kjo do të jetë veçanërisht e dobishme për ekrane Hi DPI.
Shtylla Kryesh Dritareje
Si parazgjedhje, krejt shtyllat e kreut të dritareve/dialogëve të Xfce-së do të vizatohen nga përgjegjësi i dritareve tani (Xfwm4). Disa dialogë mbulojnë, në u dashtë, ‘GtkHeaderBar’ (CSD), që mund të aktivizohet përmes një rregullimi në xfconf.

xfce-appearance-settings - Parapëlqim për aktivizim të GtkHeaderBar-it