Tur për Xfce 4.20-n
Ky tur do t’ju njohë me veçoritë e reja të rëndësishme të Xfce 4.20-s. Mbulon vetëm përmirësimet e bëra në sipërfaqe (të dukshme për përdoruesit).
Për një listë të hollësishme të ndryshimeve, shihni regjistrin e plotë të ndryshimeve në Xfce 4.20.
Të përgjithshme
Wayland
Shënim i Rëndësishëm: Ju lutemi, kini parasysh se mbulimi për Wayland në Xfce 4.20 është eksperimental. Rekomandohet vetëm për përdorues të sprovuar, ngaqë mund të hasni të meta dhe të ndesheni me funksionim jo të plotë. Bëni kujdes!
Falë Brian-it dhe Gaël, thuajse krejt përbërësit e Xfce-së janë në gjendje të xhirojnë nën sistemin Wayland të dritareve, teksa ruajnë ende mbulim për atë X11.
Kjo përpjekje e madhe u arrit duke lënë jashtë çfarëdo thirrjesh specifike ndaj sistemit X11/Wayland të dritareve dhe duke përdorur protokolle Wayland/Wlroots. Gjatë këtij procesi u soll për herë të parë një bibliotekë tërësisht e re Xfce, “libxfce4windowing”. XWayland s’do të jetë i domosdoshëm për të xhiruar këdo nga përbërësit Xfce të bartur.
Deri sot Xfce-ja s’përmban ndonjë hartues që mbulon Wayland-in. Nëse doni ta xhironi Xfce-në nën Wayland, Labwc dhe Wayfire do t’ju japin përfundimet më të mira. Një udhëzim i hollësishëm për këtë mund të gjendet këtu. Ju lutemi, kini parasysh se mbulimi i Wayland-it është ende eksperimental!
Po zhvillohen plane për të shtuar mbulim për Wayland-in në Xfwm4, teksa ruhet funksionimi i tij ekzistues nën X11. Megjithatë, një ristrukturim i tillë do të jetë një përpjekje e madhe dhe s’mund të themi ende se kur/apo nëse do të bëhet, ndaj mos mbani frymën duke pritur për të.
Për disa përbërës dhe veçori të shumta s’qe e mundur të kaloheshin nën Wayland, pjesërisht ngaqë s’ka ende protokolle të standardizuar Wayland që japin shërbime e domosdoshme:
- Mungon mbulim për hapësira pune (protokolli ext-workspace sapo u përzje).
- Ikonat e panelit të sistemit do të mungojnë në shumë aplikacione (lyp përdorim të StatusNotifier, në vend se të GtkStatusIcon)
- Xfce4-settings: Rregullimet e tastierës dhe miut deri sot janë pjesë e brendshme e hartuesit Wayland dhe prej kësaj dialogët përkatës Xfce s’do të jenë ende të gatshëm në Wayland.
- Trajtime të tastierës lidhur me energjinë (taste ndriçimi, pezullim, etj.) janë pjesë e brendshme e hartuesit Wayland dhe si të tilla s’mund të mbulohen ende nga përbërës Xfce.
- Wayland-i s’përcakton ndonjë protokoll të vetin për bërje fotosh ekrani. Por, xfce4-screenshooter mbulon tashmë foto ekrani (të krejt ekranit) përmes protokollit wlroots ‘screencopy’. Foto ekrani të një përzgjedhje katërkëndore, ose të dritares aktive s’mbulohen ende përmes Wayland-it.
Disa përbërës të tjerë Xfce s’punojnë fare nën Wayland:
- Xfwm4
- Xfdashboard
- Xfce4-screensaver (kalimi në Wayland i plotësuar, por ende s’është përzjerë, nga që lyp bibliotekën eksperimentale libwlembed)
- Xfce4-windowck-plugin (lypset të kalohet në libxfce4windowing)
- Xfce4-xkb-plugin (trajtimi i tastierave është i brendshëm për hartuesin Wayland)
Më tepër informacion i hollësishëm për gjendjen e tanishme për Wayland-in mund të gjendet te plani ynë i udhëtimit për Wayland-in.
Ripërmasim
U ndreq përshkallëzim ikonash dhe miniaturash për përbërës të ndryshëm. U shtuan ikona të ndryshme që mungon për përmasa më të mëdha. Çfarëdo turbullire, kur përdoren përbërës Xfce në një ekran HiDPI, duhet të jenë zhdukur.
exo
Funksionim i Pamjes Si Listë
Duke përdorur lloje të ndryshëm kontejnerësh, “Exo-Icon-View” tanimë mund të trajtojë 100 mijë e më tepër kartela, pa ngecur.
Kuadrat kërkimi me të shkruar
Kuadrati i kërkimit me të shkruar te ikona e exo-s tanimë qëndron përherë brenda widget-it përkatës të parjes.
libxfce4ui
Përpunues Shkurtoresh
Shkurtoret tanimë mund të përdoren për veprime të shumta, nëse s’përplasen me njëra-tjetrën.
Dialog Mbi
Dialogu tanimë shfaq stemën e shpërndarjes, informacion rreth sistemit të dritareve të përdorur dhe GPU-së së përdorur.

libxfce4ui - dialog “Mbi”
libxfce4windowing
Kjo bibliotekë është e re në Xfce. Libxfce4windowing është një bibliotekë abstragimi që provon të përfaqësojë koncepte sistemi dritaresh (skena, dritare të nivelit të epërm, hapësira pune, etj.) në një mënyrë që s’varet nga sistemi i dritareve.
Aktualisht, X11 mbulohet plotësisht përmes libwnck-së. Wayland-i mbulohet pjesërisht duke përdorur zgjerime të ndryshme protokollesh Wayland. Por, gama e plotë e veprimeve të mundshme në X11 s’është e gatshme nën Wayland, për shkak veçorish që mungojnë në këto zgjerime protokollesh.
thunar
Vendndodhje të Montuara dhe të Largëta
Pikat e montimit tanimë shfaqin një emblemë dhe kanë një përshkrim specifik të llojit.
Tanimë mbulohen URL të largëta Ipv6.
Tanimë është e mundshme të krijohen lidhje simbolike edhe në vendndodhje të largëta.
Kërkim
S’është më e domosdoshme të pritet derisa të përfundojë një kërkim, për të hapur menunë e kontekstit për përfundime kërkimi.
Panel
U shtuan nja dy butona të rinj paneli:
- Këmbyes Parjeje - Një buton menuje hapmbyll për të përzgjedhur një pamje.
- Menu - Ky buton menuje hamburger do të shfaqet automatikisht te paneli, kur shtylla e menuve të jetë e fshehur. Do të shfaqë një menu, shtyllë vertikale, kur shtypet.
- Skedë e Re -Hapni një skedë të re duke përdorur drejtorinë e tanishme.
- Dritare e Re -Hapni një dritare të re duke përdorur drejtorinë e tanishme.

thunar - butona të rinj paneli

thunar - u përmirësua butoni i panelit hamburger
Gjatë tkurrjesh të dritares Thunar, elementë paneli do të kalohen te një menu shtresë përsipër. Në këtë mënyrë, është e mundshme të kihen dritare Thunar më të vockla.
Për më tej, u ndreq një e metë që pengonte përdorim veprimesh vetjake nënmenuje te paneli.
Zbukurime Dritaresh
Tanimë në Thunar ka një mundësi për të përdorur zbukurime më anë të klientit (CSD - client side decorations).

thunar - CSD me menu

thunar - CSD pa menu
Shtyllë gjendjesh
U shtua një mundësi për të shfaqur te shtylla e gjendjes numrin e kartelave të fshehura.
Kartela të Përdorura Së Fundi
Tanimë te lista e kartelave të përdorura së fundi shtohen vetëm kartela të cilat u hapën me sukses.
Drejtoritë s’do të shtohen më te kartelat e përdorura së fundi.
Ikona Simbolike
Tani ka një mundësi për përdorim ikonash simbolike te kuadrati anësor dhe ikona të ngjyrosura te paneli.
![]()
thunar - ikona simbolike
![]()
thunar - ikona të ngjyrosura
Merr dhe Vër
Kur tërhiqen kartela, dosjet tanimë hapen automatikisht, kur kalohet kursori sipër tyre.
Teksa tërhiqen kartela, fokusi i kuadratit të parjes së ndarë në mes tanimë përditësohet, kur i kalohet kursori përsipër.
Funksionim
Në të kaluarën, mund të keni ndeshur raste ku përfshihen numra më të mëdhenj kartelash, për të cilët Thunar-i shfaqte një bllokim. Falë një larmie masash të ndryshme për funksionimin, Thunar-i tani është më i paprekshëm nga veprime që përfshijnë numër shumë të madh kartelash.
Kjo u arrit duke përdorur lloje të përshtatshëm kontejnerësh, duke kaluar disa veprime në akte më vete dhe duke throttling of view-updates.
Në të ardhmen, për të mbajtur funksionimin në nivelin e tanishëm, do të përdoren një numër shembujsh testimi integrimi.
Veprime Vetjake
Shkurtore për veprime vetjake tanimë do të funksionojnë, kur veprimi vetjak ngarkohet në një nënmenu.
Shpërngulje Kartelash
For file validation in thunar 4.18.x a md5 checksum was calculated for source and target file. This calculation turned out to be rather slow and actually superfluous. Now files are just compared directly. In addition, the usage of direct I/O operations now attempts to prevent comparison of possibly cached buffers.
U shtua një mundësi për të kopjuar kartela në paralel vetëm nëse pajisjet përkatëse janë në gjendje të plogësht. Kjo parandalon fragmentim të mundshëm gjatë kopjimesh për disqe HDD.
Shpërngulja e kartelave s’rrëmben më fokusin e tanishëm.
Dialogu i pyetjeve për shpërngulje kartelash tanimë jep të njëjta mundësi, teksa ka më pak butona. Veç kësaj, miniaturat e kartelave tani kërkohen si duhet nga dialogu.

thunar - dialog shpërnguljeje kartelash
Nisës
Si parazgjedhje, tanimë shfaqen emra nisësish, në vend se emra kartelash, për nisës të besuar.
Zhbëje/Ribëje
Përdoruesi tanimë do të pyetet para se të bëhet çfarëdo fshirjeje nga një veprim zhbërjeje.
Parje si Listë
Në ngjashmëri me kuadratin anësor të tre pamjeve, edhe pamja kryesore tanimë mbulon zgjerim dosjesh.

thunar - dosje të zgjerueshme
Pamje Me Ndarje
Tanimë mund të përdore një shkurtore për të shfaqur/fshehur kuadrate me pamje të ndarë dhe kuadrati që ka fokusin tanimë përdor ngjyrosje tjetër.

thunar - pamje e ndarë
Tanimë do të shfaqet një dialog për të kërkuar ripohimin, kur mbyllet një kuadrat me pamje të ndarë me shumë skeda.
xfce4-appfinder
Te lista e aplikacioneve tanimë mund të lëvizet përmes shkurtoreve Ctrl+N / Ctrl+P (parazgjedhje VI).
U shtua një mundësi për të mbyllur automatikisht dritaren Appfinder, kur humbet fokusi.
Ctrl+Enter mund të përdoret për të ekzekutuar urdhra menjëherë, kur përzgjidhen zëra prej menusë hapmbyll.
Brenda versionit të ri, kur djathtasklikohet, do të shfaqen veprime specifike të aplikacionit.
U shtua një mundësi për shfaqej emrash elementarë të nisësve.
Appfinder tanimë mund të niset edhe si demon, kështu do të përgjigjet edhe më shpejt.
Tanimë një mundësi lejon të nisen objekte me një klikim të vetëm.

xfce4-appfinder - rregullime
xfce4-panel
Të përgjithshme
Gjerësia e anëve të panelit tanimë është e formësueshme.
Për instalime dorazi: tanimë paneli bën ç’është e mundur për të gjetur shtojca te drejtoritë bazë XDG dhe ruan më mirë formësimin e vet, kur s’gjen të tilla.
Sahat
Sahati LCD: U shtua një mundësi për të shfaqur segmente jo aktivë.
Analog: Tani ka një mënyrë opsionale 24h.
Dixhital: Numrat e javëve tani shfaqen, nëse doni.
Shfaq Desktopin
Tani ka një mundësi të re për të shfaqur desktopin, kur kalohet kursori përsipër ikonës “shfaq desktopin” të panelit.
Listë punësh
Është përmirësuar në përgjithësi administrimi i i madhësisë së ikonave, kryesisht nga kalimi në libxfce4windowing.
Parapëlqime
Tasti The ‘delete’ tanimë mund të përdoret për të hequr objekte panelesh dhe mund të hiqen disa objekte njëherësh.
Objekte paneli te lista e formësimit të panelit tanimë do të kenë të njëjtat ikona si vetë paneli.

xfce4-panel - listë formësimesh paneli
xfce4-power-manager
Kyçje Ekrani
S’ka më skedë “siguri” më vete. Administrimi i kyçjes së ekranit u thjeshtua shumë dhe “Kyçës i Lehtë” u hodh tej. “lock-on-sleep“ tanimë është i njëkohësuar me xfce4-session dhe xfce4-screensaver.
Rregullimet për kyçje ekrani tanimë trajtohen nga xfce4-screensaver, për të shmangur përplasje. U shtua një buton për hapje të xfce4-screensaver-preferences:

xfce4-power-manager - rregullime

xfce4-screensaver - rregullime
Rregullime Energjie
U shtua mbulim për trajtim profilesh të ndryshëm energjie, përmes power-profiles-daemon.
Llogaritja e gjendjes së përgjithshme të ngarkimit qe e gabuar, për disa raste dhe tani është ndrequr.
Kur shfaqet dialogu për gjende kritike energjie, tani parandalohen veprime të paqëllimta të përdoruesit.
Tanimë ka mbulim për mënyrën hibride të dremitjes.
Edhe skeda e hollësive mbi pajisjen tani shfaq nivel energjie.
Të tjerë
U ndreqën disa raste përdorimi për mbyllje kapaku portativi.
Tani ka mundësitë “fike” dhe “mos bëj gjë”, kur mbyllet kapaku i portativit.
Tanimë mbulohen butona për të ndryshuar ndriçimin në mënyrë eksponenciale, si dhe butona ndryshimi ndriçimi të pasmë të tastierës.
xfce4-session
Dialogu i daljes nga llogaria s’do të japë më një kutizë për aktivizim ruajtje sesioni.
It is now possible to start a Wayland session via startxfce4 --wayland.
Minimal support for xdg-desktop-portal was added by registering for a wallpaper, screenshot and background xapp.
xfce4-settings
Rregullime Dukjeje
Tema ikonash tanimë ngarkohen në një rrjedhë më vete, me qëllim që të parandalohet ndonjë ngrirje e mundshme.
Për tema ikonash që dihet se janë jo të plota, tani do të shfaqet një sinjalizim.
Tanimë duhet zgjedhur përdorimi i zbukurimeve më anë të klientit, jo lënia jashtë tij (mospërdorimi)
Temat e errëta tani identifikohen dhe mbulohen në mënyrë më të qëndrueshme. (E rëndësishme, për shembull, për temat Qogir dhe Orchis)
Rregullime Ekrani
The default display profile has been added to the list of profiles that can match, and will be used if more than one matches now.
Administrimi i profilit është shtrirë në krejt profilet, jo thjesht vetëm ata që përkojnë dhe emrat e tyre tanimë mund të përpunohen.
Ripërmasimi tani bëhet përherë për të dyja përmasat dhe paraparja shfaq madhësinë që del.
Mirror state management has been improved overall, in particular by removing the need to match refresh rates.
Është përmirësua dialogu minimal, veçanërisht duke e lejuar ekranin të zgjerohet majtas dhe nga kreu në fund, si dhe me ekran me profil kompakt.

xfce4-settings - shfaqje minimale
Rregullime Miu
U shtua një kutizë për të kaluar nga profil që përshtatet përshpejtimi miu në një të sheshtë dhe anasjelltas.
Tanimë mund të aktivizohet rrëshqitje në qartësi të madhe, për minj që e mbulojnë këtë.

xfce4-settings - mi
Rregullime MIME-sh
Tanimë është e mundshme të përzgjidhen/ndryshohen shumë objekte njëherësh.
xfconf
Tanimë është shtuar një njësi përdoruesi systemd, që i korrespondon shërbimit të sesionit.
Whitespaces are now properly escaped when writing a xfconf channel to disk.
Xfconf-query now displays array contents.
xfdesktop
Administrim Sfondesh
Për ndërrim kuturu të sfondeve, ato tanimë përsëriten vetëm pasi janë shfaqur krejt sfondet.
Sfondet e dikurshëm Xfce u kaluan nga .png në .svg, për të qenë të përdorshëm për ekrane të mëdhenj.
Tanimë gradientët do të vizatohen në një mënyrë korrekte ndaj vlerave gamma.
Rrjetë ikonash
Dialogu i ripohimit për sistemimin e ikonave të desktopit tanimë është opsional.
Tanimë është e mundshme të caktohen ngjyra vetjake për etiketa ikonash dhe sfonde ikonash.
Mozaiku i ikonave në çdo monitor tanimë është i pavarur nga të tjerët.
Ikona të Minimizuara Aplikacionesh
Ikona dritaresh tanimë shfaqen fillimisht te monitori ku qe e pranishme dritarja, para se të minimizohej.
Menuja e kontekstit (kur klikohet në një hapësirë të zbrazët) tani ka më tepër mundësi të dobishme se më parë.
Ikona Kartelash
Tani ka një mundësi për të renditur dosje, para kartelash.
Pozicionet e ikonave tanimë ruhen në një mënyrë që duhet të shmangë lëvizjen përreth të ikonave në rrugë të papritura, kur shtohen, ose hiqen monitorë.
Kartela të reja dhe kartela që hidhen diku tanimë do të vendosen pranë vendndodhjes aktuale të kursorit.
Ikona disqesh të fiksuar dhe pajisesh tanimë mund të shfaqen, nëse doni.
Parapëlqime
Skeda “Ikona Desktopi” u ripunua plotësisht.
![]()
xfdesktop - rregullime - ikona desktopi
Krejt shkurtoret në Xfdesktop tanimë mund të formësohen, duke përdorur widget-in XfceShortcutsManagers .

xfdesktop - rregullime - shkurtore tastiere
U shtuan si shkurtore, te dialogu i rregullimeve, më tepër dosje që mbajnë figura sfond.
Dialogu i rregullimeve do të përditësohet, nëse sfondi ndryshohet që nga jashtë dialogut.
Dosje figurash sfond tanimë ngarkohen plotësisht në mënyrë asinkrone, për të penguar vonesë.
Menu Konteksti
Cascading custom actions will now as well shown correctly in Xfdesktop.
Tani është e mundshme të hapen njëherësh disa dosje të përzgjedhura.
Menuja e kontekstit tanimë hapet me shtypje butoni, në vend se lënie butoni, siç presin shumica e përdoruesve.
The middle-click window list menu has new styling and added features.
xfwm4
Mbulim për variante të shformuar temash
Compositor: Block softpipe for GLX vsync
Focus: Include skip taskbar/pager when passing focus
Fix crash when alt-tabbing (#762)
Used theme: "Greybird-dark". Used icon-theme: "elementary Xfce dark".