Xfce

Subdomains

 

Tur i 4.4-s

Nga sot, versioni i shumëpritur 4.4.0 i Mjedisit Xfce për Desktop është më në fund gati. Do të provoj të nxjerr në pah disa nga veçoritë e reja që janë shtuar që nga hedhja e fundit e qëndrueshme në qarkullim.

Ikona Desktopi

Një nga veçoritë e kërkuara më shpesh gjatë 4.0 dhe 4.2 qe mbulim për ikona te desktopi. Tanimë, me Xfce 4.4.0, kjo veçori i është shtuar më në fund përgjegjësit të desktopit, Xfdesktop.

Ikona Desktopi

Ikona Desktopi

Përgjegjësi i desktopit përdor librari të Thunar’-it për të trajtuar nisës aplikacionesh dhe kartela/dosje të rregullta te desktop-i. Përgjegjësi i desktopit është gjithashtu në gjendje të shfaqë ikona për dritare të minimizuara në desktop, e cila është një veçori goxha popullore prej botës CDE. Sigurisht që mund t’i çaktivizoni fare ikonat e desktop-it, nëse parapëlqeni një desktop të qëruar.

Rregullime Desktopi

Rregullime Desktopi

Xfdesktop gjithashtu vazhdon të furnizojë hyrje te menuja e aplikacioneve, siç bënte në hedhje të dikurshme në qarkullim të Xfce-së.

Përgjegjës Kartelash

Mbulimi për ikona desktopi ecën krah për krahj me përgjegjësin e ri të kartelave Thunar, i cili zëvendësonm përgjegjësin e dikurshëm të kartelave, Xffm.

Përgjegjësi Thunar i Kartelave

Përgjegjësi Thunar i Kartelave

Thunar-i u shkrua nga e para, për të sjellë për Xfce-në një përgjegjës kartelash të lehtë për t’u përdorur, por prapë shumë të lehtë në peshë. Ndërfaqja e përdoruesit në të u hartua të duket e ngjashme me zgjedhësin e kartelave të sjellë për herë të parë nga GTK+ 2.4, dhe të tjerë përgjegjës kartelash, të tillë si Nautilus dhe pcmanfm e përkrahën në praktikë si ide.

Thunar supports all the file management functionality which users will expect, and also several advanced features. For example, a so-called Bulk Renamer is included which allows users to rename multiple files at once using a certain criterion.

Riemërtimi Në Masë te Thunar-i

Riemërtimi Në Masë te Thunar-i

Media dhe Pajisje të Heqshme

Xfce 4.4.0 furnizon hyrje të lehtë te të dhëna në disqe dhe media të heqshme. Thjesht futeni median te pajisja ose futni një disk të ri te kompjuteri dhe te desktopi dhe te kuadrati anësor i Thunar-it do të shfaqet një ikonë që përfaqëson vëllimin e heqshëm.

Vëllime të Heqshëm

Vëllime të Heqshëm

Klikoni mbi ikonën që vëllimi të montohet automatikisht. Djathtasklikoni mbi ikonën që vëllimi të çmontohet ose që media të nxirret nga kompjuteri. Kini parasysh megjithatë që kjo veçori lyp HAL, ndaj mund të përdoret nën Linux 2.6.x dhe FreeBSD 6.x e përpjetë, tani që po shkruajmë (ka mbulim të kufizuar për media të heqshme në FreeBSD 4.x dhe 5.x, pa lypur HAL).

Përpunues Tekstesh

Kjo hedhje në qarkullim përfshin përpunuesin e ri të teksteve, MousePad. MousePad furnizon krejt funksionet bazë të një përpunuesi tekstesh, as më shumë e as më pak.

MousePad

MousePad

MousePad-in mund ta mendoni si të barasvlershmin e NotePad-it në Windows. Niset shumë shpejt, zakonisht në më pak se një sekondë, madje edhe në sisteme të vjetër.

Përgjegjës Dritaresh

Xfwm4 vazhdon të mbetet përgjegjësi i dritareve i zemrës.

Xfwm4 ARGB32

Xfwm4 ARGB32

Kjo hedhje në qarkullim përmban një hartues të thelluar, i cili mbulon dritare ARGB të tejdukshme, hije, tejdukshmëri kornizash dritaresh dhe shumë gjëra të tjera.

Këmbyes Xfwm4

Këmbyes Xfwm4

Xfwm4 përfshin gjithashtu një këmbyes aplikacionesh fringo të ri, siç tregohet te fotoja e ekrani më poshtë, e cila shfaq krejt dritaret në hapësirën e punës, me ikona dhe tituj dritaresh.

Tema Xfwm4

Tema Xfwm4

Further on support for multiple image formats for window decoration themes was added, including PNG, GIF and SVG images.

Përimtime të Xfwm4-s

Përimtime të Xfwm4-s

Janë shtuar gjithashtu kontrolle të mëtejshme për përgjegjësin e dritareve, që lejojnë përimtim të plotë të sjelljes së dritares.

Panel

The Xfce4-panel was completely rewritten for the Xfce 4.4 release. Multiple panels are supported out of the box now and can easily be configured using the new Panel Manager shown in the screenshot below.

Përgjegjës Panelesh

Përgjegjës Panelesh

Një nga problemet kryesore të hedhjeve të mëparshme në qarkullim të Xfce-së qe fakti që çdo shtojcë duhej xhiruar në të njëjtin proces me panelin dhe, prej kësaj, çdo shtojcë qe në gjendje të vithiste krejt panelin. Për trajtimin e kësaj çështje panelit iu shtua mbulim për shtojca të jashtme.

Dialog Shtimi Objekti Në Panel

Dialog Shtimi Objekti Në Panel

Zhvilluesit e shtojcave të panelit tani mund të zgjedhin nëse shtojca duhet xhiruar si proces i jashtëm apo si pjesë e procesit të panelit, në varësi të qëndrueshmërisë së shtojcës.

Shtojcë Kutie Ikonash Paneli

Shtojcë Kutie Ikonash Paneli

Meqë tani mbulohen panele të shumtë, mjetet veçmas Xftaskbar4 dhe Xfce4-iconbox s’janë më të domosdoshëm. Në vend të kësaj, si shtylla e punëve, ashtu edhe fusha e ikonave, tani gjenden në formën e shtojcave për panel.

Shumica e shtojcave shtesë për panelin, që mund të merren nga Projekti Xfce Goodies, janë përditësuar për panelin e ri, si dhe janë shtuar edhe një numër shtojcash të reja. Për shembull, xfce4-xfapplet-plugin e re fringo u lejon përdoruesve të shtojnë aplikacionthe paneli GNOME te një panel Xfce-je.

Administrim Kohe

Aplikacioni i ri i administrimit të kohëve, Orage, zëvendëson Xfcalendar-in, që qe sjellë nga Xfce 4.2.0. Orage furnizon disa veçori për të administruar me efikasitet kohën tuaj.

Orage

Orage

While Orage is very lightweight and easy to use, it supports all the important features found in larger calendar applications like Outlook or Evolution. While Xfcalendar used the custom dbh format in the past to store your settings, Orage is based on ical and therefore compatible with other calendar applications.

Emulues Terminali

Edhe pse Terminali qe tashmë i përdorshëm që në kohën e 4.2-shit, në atë kohë s’qe i pjekur sa duhet për të qenë pjesë e sistemit bazë. Me këtë hedhje të rëndësishme në qarkullim, ai është kaluar në desktopin bazë.

Terminal

Terminal

Besides the basic features which you might expect from a terminal emulator, it includes some nice additional features, like multiple tabs per window, customizable toolbars and the ability to configure nearly every aspect of the application via hidden options. As can be seen in the screenshot above, this release also supports real transparency using Xfwm4’s integrated composition manager.

Shtypje

Xfprint, the Xfce printing management application, saw several small improvements with this release. First, the a2ps converter is not mandatory anymore, whilst still recommended. Support for CUPS 1.2 was added and Xfprint is now able to display the printer state with the CUPS-backend.

Shtypje në Xfce

Shtypje në Xfce

Xfprint also integrates with MousePad to provide generic printing support for different kinds of text documents using the a2ps converter.

Dialog Shtypjesh Xfce

Dialog Shtypjesh Xfce

As you can see the print dialog still looks relatively similar to that of Xfce 4.2, but the internal workings of the printing support were improved, especially the CUPS support. Besides that, the printing management functionality was moved to a library, so other applications can use the API to access the printer configuration.

Vetënisje

Xfce 4.4.0 ngrihet mbi Specifikimet e reja për Vetënisje - në fakt Xfce-ja qe i pari desktop që sendërtoi veçorinë në fjalë, por ca të tjerë qenë më të shpejtë ta hedhin në qarkullim. ;-)

Përpunues Vetënisjesh në Xfce

Përpunues Vetënisjesh në Xfce

The specification consists of two parts, the Autostart of Applications During Startup, which is implemented in xfce4-session and the Autostart Of Applications After Mount which is implemented in thunar-volman. This release also includes the xfce4-autostart-editor, shown in the screenshot above, which allows users to easily add, remove or disable autostarted applications.

Rregullime

Kjo hedhje në qarkullim përfshin mundësi të reja për t’ia përshtatur desktopin nevojave tuaja. Disa shembuj të dialogëve të rinj të rregullimeve u treguan në ndarjen më sipër.

Aplikacione të Parapëlqyer

Aplikacione të Parapëlqyer

Platforma për aplikacione të parapëlqyer, që më parë mund të përdorej vetëm nga brenda Terminalit, është importuar në Xfce, që përdoruesve të mos u duhet më të përpunojnë profile shelli për t’i treguar sistemit se cili shfletues dhe cili emulues terminali duhet përdorur nga aplikacione Xfce. Synimi qe të bëhej sa më e lehtë që të jetë e mundur ndryshimi i një aplikacioni për një kategori të caktuar (Përdoruesit e GNOME-s mund ta kenë vënë re tashmë që GNOME e adoptoi këtë trajtim, ngaqë është kaq i thjeshtë).

Shkurtore Tastiere

Shkurtore Tastiere

Mandej ishte problemi me shkurtore tastiere në Xfce 4.2… Xfce 4.2 e kufizonte numrin e mundshëm të shkurtoreve të tastierës, ndërkohë që përdoruesit donin të caktonin çfarëdo numri shkurtoresh. Me 4.4-n, ky kufizim i takon të shkuarës dhe shkurtoret e aplikacioneve tani janë ndaras nga ato të përgjegjësit të dritareve.

Përshtypje

Ju lutemi, komentet postojini te ky artikull në blogun tim dhe përdorni lista postimesh mbi Xfce-në, nëse keni pyetje rreth Xfce 4.4.0 ose probleme me instalimin.

Lidhje

Falënderime

Shkruar nga Benedikt Meurer, 21 janar, 2007