Tur i Xfce 4.6-s
Versioni i shumëpritur 4.6.0 i Mjedisit Xfce Desktop më në fund është gati. Do të përpiqemi të nxjerrim në pah disa nga veçoritë e reja që janë shtuar që nga hedhja e fundit në qarkullim e versionit të qëndrueshëm.
Desktop Manager (xfdesktop)
Qëkur ikonat e desktopit u sollën me Xfce 4.4-n, përdoruesit kanë shprehur nevojën të lejohet përzgjedhje e shumë ikonave njëherësh (rubber banding). Me Xfce 4.6, përgjegjësi Xfdesktop e sendërton më në fund këtë veçori: mund të përzgjidhni ikona të shumta, t’i hiqni, etj…

Përzgjedhje e shumë ikonave njëherësh
Xfce 4.6 përmban një menu desktopi fringo të re, që ju lejon të manipuloni kartela si me menunë kontekstuale të përgjegjësit të kartelave Thunar, por edhe të hapni aplikacione, të dilni nga sesioni juaj, apo të hapni dokumentimin e ndihmës.

Menu e re desktopi
Panel (xfce4-panel)
Te Xfce4 Panel janë ndrequr mjaft të meta ekzistuese për një kohë të gjatë, veçanërisht për sisteme me shumë ekrane, por kjo hedhje e re në qarkullim sjell edhe një grup të përmirësuar shtojcash paneli.

Orë e re dyore
Shtojca orë është rishkruar që të harxhojë më pak burime sistemi dhe për ndreqjen e disa të metave në shfaqje të saj, por ka gjithashtu edhe një mënyrë të re për orën, për geek-un brenda jush: ora dyore! Shtojca e re e fushës së njoftimeve ju lejon të fshihni ikona njoftimesh të përzgjedhura për ta mbajtur të pastër dhe të lexueshme fushën tuaj të njoftimeve.
Sound Mixer (xfce4-mixer)
Xfce4 Mixer është shkruar nga e para, që të përdorë Gstreamer. Kjo na lejon të mbulojmë më lehtë sisteme të shumtë tingujsh, ndërfaqja e përdoruesit është më e lustruar, dhe mund të administroni disa karta zëri të ndryshme. Veç kësaj, një shtojcë paneli ju lejon të rregulloni volumin e zërit të sistemit shpejt e shpejt, përmes rrotëzës së miut.

Përzierës i ri tingujsh
Session Manager (xfce4-session)
Xfce 4.6 comes with an enhanced session manager: your session should be started faster, and the settings dialog has been reworked to ease the management of session-aware applications. Additionally, the session manager will now automatically restart session applications which crashed so that you are not left without a desktop, panel, window manager, etcetera, if a crash occurs.

Dialog rregullimesh sesioni
The session manager also includes a new long-awaited feature: support for suspend and hibernate “out of the box.” The logout dialog now has two additional buttons which offer to suspend or hibernate your computer.

Dialog daljesh nga sesioni
Window Manager (xfwm4)
Si zakonisht, Xfwm4 është pjekur edhe më gjatë këtij cikli hedhjeje në qarkullim: janë ndrequr mjaft të meta, është shtuar mbulim për sisteme me shumë ekrane dhe është përmirësuar funksionimi në përgjithësi.
Përveç disa veçorish të tjera të reja, Xfwm4 tani është në gjendje të pikasë dritare që nuk reagojnë dhe të ofrojë mbylljen e tyre.

Dialog për përfundim aplikacionesh që janë të zëna
Ka edhe një menu veprimesh të re që ju lejon të lëvizni dhe ripërmasoni dritare shpejt e shpejt, t’i vendosni ato mbi ose nën dritare të tjera, ose t’i hapni sa krejt ekrani.

Menu e re veprimesh
Është sendërtuar një veprim i ri, mbushe; ky e zgjeron një dritare të dhënë sa hapësira e mundshme, pa mbivendosje te dritaret ngjitur.

Veprim mbushjeje
The compositor has been optimized to reduce window flickering during resize operations.

Ripërmasim pa xixëllim
Janë shtuar edhe disa mundësi të përimtueshme: për shembull, tanimë mund të çaktivizoni xixëllimin e dritareve kur marrin një njoftim urgjence.

Mundësi të reja të përimtueshme
File Manager (thunar)
Ka pasur plot ndreqje të metash dhe përmirësime punimi në Thunar. Mund të përdoren për lëvizje butonat për përpara dhe prapa të miut (në pastë), dhe përfshin një shtojcë të re që ju lejon të caktoni një figurë si sfond që nga menuja e kontekstit.

Caktoni si sfond një figurë për një dosje në Thunar
Thunar now follows the XDG user directories specification; this allows you to have themed and localized user folders to store your music, documents, videos, templates, etcetera…

Menu Thunar-i për drejtori përdoruesi
Thunar-i tani do të shfaqë një ikonë të ndërndritur për disqe apo vëllime që janë të pamontuar, që kështu të mund t’i dalloni ata nga të montuarit.

Ikona të ndërndritura për disqe dhe vëllime të pamontuar
E fundit, por jo për nga rëndësia, Thunar-i tani mbulon pajisje të fshehtëzuara!

Mbulim nga Thunar-i për pajisje të fshehtëzuara
Settings (xfce4-settings)
Xfce 4.6 shfaqet me një ndërfaqe të re rregullimesh, Përgjegjësin e Rregullimeve në Xfce, që ju lejon të formësoni mjedisin desktop shumë më lehtë se më parë. Dialogët, që mund të hapen me klikim njësh mbi ikona, janë konceptuar të jenë më kompaktë dhe t’ju lejojnë ta përshtatni desktopin tuaj shpejt dhe në në mënyrë më intuitive.

Përgjegjës Rregullimesh për Xfce4
Rregullime përdorimi nga persona me aftësi të kufizuara

Dialog rregullimesh përdorimi nga persona me aftësi të kufizuara
Dialogu Rregullime përdorimi nga persona me aftësi të kufizuara ju lejon të caktoni mundësi miu dhe tastiere të lidhura me përdorimin nga persona me aftësi të kufizuara, të tilla si taste ngjitës, taste bounce, ose simulim miu.
Rregullime dukjeje

Dialog rregullimesh dukjeje
Dialogu Rregullime dukjeje ju lejon të caktoni stile widget-i, temën e ikonave, si dhe mundësi shkronjash, panelesh dhe menush.
Rregullime ekrani

Dialog rregullimesh ekrani
Dialogu Rregullime ekranit ju lejon të caktoni qartësinë, shpeshti rifreskimi, dhe rrotullimin për çdo skenë që është e lidhur.
Rregullime tastiere

Dialog rregullimesh tastiere, skedë skemash
Dialogu Rregullime tastiere ju lejon të caktoni parapëlqime rreth tastierës, të tilla si përsëritje tastesh, shkurtore tastierash dhe skemën tuaj për tastierën.

Dialog rregullimesh tastiere, skedë shkurtoresh
Tani e tutje mund të formësoni shkurtore më thjesht, dhe çfarëdo përplasje shkurtoresh pikasen vetvetiu.
Rregullime miu

Dialog rregullimesh miu
Dialogu Rregullime miu ju lejon të formësoni minj të ndryshëm të lidhur me kompjuterin tuaj: radhë butonash, përshpejtim, shpejtësi dyklikimi, pamje kursori miu, etj…
Rregullime desktopi

Dialog rregullimesh desktopi
Dialogu Rregullime desktopi tanimë është shumë më tepër kompakt; Ju lejon të formësoni rregullime për ekran: sfond desktopi, ndriçim, menu desktopi, ikona të shfaqura, etj…
Application Finder (xfce4-appfinder)
Xfce 4.6 also comes with a brand new application finder which features a cleaner user interface. It is also easier to use it with the keyboard, and it monitors installed applications to update the list “on the fly.” It also allows you to create panel launchers quickly by dragging an application icon to the launcher creation window.

Gjetës i ri aplikacionesh
Lidhje
Falënderime
- Shkruar nga Jérôme Guelfucci (Shkurt 2009)
- Foto ekrani nga Jannis Pohlmann