Tur i Xfce 4.8-s
Ky tur do t’ju paraqesë veçoritë e reja të rëndësishme pamore në Xfce 4.8. Mbulon vetëm pjesën pamore të asaj që është bërë; Për listën e plotë të ndryshimeve, shihni regjistra ndryshimesh.
File Manager (thunar)
Shfletim ndarjesh të largëta
Thunar-i tanimë përmban mbulim opsional për GVFS, çka do t’ju lejojë të shfletoni ndarje të largëta duke përdorur Thunar-in: shërbyes FTP, Windows Shares, WebDav dhe SSH…

Shfletim i një ndarjeje të largët nën Thunar
Dialog i ri ecurie veprimesh kartele
Kur bëhen në paralel disa veprime kartele (kopjim ose lëvizje), Thunar-i tani shfaq një dialog të vetëm ecurie i cili shfaq krejt të dhënat përkatëse.

Dialog ecurie
Buton nxjerrjesh për pajisje të heqshme
Tani është e mundur të nxirren pajisje të heqshme duke klikuar mbi butonin e nxjerrje pranë etiketës së secilës pajisje të heqshme te kuadrati anësor.

Buton nxjerrjesh
Panel (xfce4-panel)
Paneli i Xfce-së për 4.8 është rishkruar tërësisht, ja ndryshimet më të dukshme.
U përmirësua trajtimi i pozicionimit dhe i madhësisë
Paneli përmban mbulim shumë më të mirë për pozicionim panelesh në ekran. Mund të tërhiqet dhe të lihet të thithet nga anët e ekranit; pozicione pezull mbahen mend vetëm kur lëvizet një panel dhe gjatësia e panelit mund të përimtohet si një përqindje e madhësisë së ekranit.
Sfonde të tejdukshëm
Paneli tani është në gjendje të vizatojë sfonde paneli me elementë jo të tejdukshëm sfondi. Elementët e panelit tuaj do të mbesin të lexueshëm dhe do të shijoni një pamje të hijshme të panelit.

Sfond i tejdukshëm paneli
Përpunues i ri elementësh
Paneli tani përmban një përpunues elementësh i cili lejon të ndryshohen, lëvizen, shtohen dhe hiqen elementë shpejt e shpejt. Kjo është veçanërisht e dobishme për elementë që janë të vështirë për t’u djathtasklikuar dhe ju jep një rrugë të lehtë të ndryshoni skemën e panelit tuaj që nga një vend i vetëm.

Përpunues elementësh paneli
Merrini dhe vërini që të krijoni nisës
Tani mund të tërhiqni dhe lini zëra menuje nga menuja e aplikacioneve të panelit, gjetësi i aplikacioneve ose Thunar-i te paneli, për të krijuar nisës. Kjo veçori do të duhej të kënaqte numrin e madh të personave që e kanë kërkuar qëkur nuk mbahet mend. Nisësi gjithashtu ka një gjetës të integruar aplikacionesh për të shtuar objekte të rinj.
Shtojcë butona dritareje
Shtojcat Kuti ikonash dhe Listë punësh janë shkrirë në 1 shtojcë, të quajtur Butona dritaresh. Kjo sendërton mënyra të ndryshme renditjeje, përmirësoi trajtimin e paneleve vertikalë dhe mund të vizatojë një kornizë të ngjashme me atë që bëhet me shkurtoren Alt+tab në Xfwm4, kur kursori kalohet sipër një butoni.
Orë e re e turbullt
Një hedhje në qarkullim e Xfce-së, pa një mënyrë të re për orën, s’do të qe vërtet një hedhje në qarkullim e Xfce-së. Na lejoni t’ju paraqesim mënyrën orë ’e turbullt'!

Mënyrë e re Orë e turbullt
Shtojcë e re menuje drejtorish
Shtojca menu drejtorie furnizon strukturën pemë të një dosje të dhënë. Kjo ju lejon të hapni një terminal ose një përgjegjës kartelash në një nëndosje në një mënyrë shumë të shpejtë dhe efikase.

Shtojcë menuje drejtorish
Përpunim menuje aplikacionesh
Tanimë mund të përpunoni menunë e aplikacioneve duke përdorur çfarëdo përpunuesi menush të përputhshëm me Freedesktop-in, me Alacarte-in si ai me të cilin e kemi vënë në provë.
Settings (xfce4-settings)
Përmirësim formësimi për rregullimin shumëekranësh
Xfce tanimë mund të funksionojë dhe ujdisë instanca me shumë ekrane me çfarëdo përudhësi të përputhshëm me randr 1.2. Mjerisht, kjo do të thotë se nuk do të funksionojë me përudhës pronësorë të Nvidia-s.
Mund të aktivizoni dhe çaktivizoni ekrane të lidhur në kompjuter, të caktoni qartësinë e tyre, shpeshti rifreskimi, rrotullim dhe pasqyrim, të klononi ekrane ose të zgjeroni desktopë.

Dialog i ri rregullimesh ekrani
Ripohim me afat
Çfarëdo ndryshimi i bërë me dialogun e rregullimeve do të duhet të ripohohet brenda dhjetë sekondash ose përndryshe do të rikthehet ku qe. Kjo parandalon lënien e kompjuterit tuaj në gjendje të papërdorshme nga përudhës të dëmtuar video.

Ripohim me afat për ndryshime rregullimesh ekrani
Dialog rregullimi të shpejtë
Dialogu i ujdisjes së shpejtë ju lejon të formësoni në një sekondë një instancë me dy ekrane. Lidhni ekranin e dytë, shtypni tastin display ose atë Windows + p dhe përzgjidhni skemën e dëshiruar. Kaq!

Ujdisje shpejt e shpejt instance me shumë ekrane
Përpunim rregullimesh me Përpunuesin e Rregullimeve Xfce
Përpunuesi Xfce i Rregullimeve tani e meriton emrin e vet, s’është më një parës më i thjeshtë i rregullimeve në Xfconf. Tanimë, përmes ndërfaqes së tij mund të modifikoni, fshini, shtoni dhe riktheni te parazgjedhjet rregullime. Ai mbikëqyr gjithashtu ndryshimet për të përditësuar punën e tij.

Përpunim vetish Xfconf-i me Përpunuesin e Rregullimeve
Përmirësim i përzgjedhjes së skemës së tastierës
Dialogu i përzgjedhjes së skemës ka përfituar shumë përkujdesje: nuk shfaq më kode të mistershëm gjuhësh/variantesh, por përdor emra të përkthyer gjuhësh/variantesh. Edhe përpunimi i skemave është bërë gjithashtu më i lehtë, përmes plotësimit paraprak të dialogëve me vlerat në përdorim në atë çast.

Listë skemash dhe variantesh