Bashkësi
Qoftë kur bëhet fjalë për të zgjidhur një problem ose për të dhënë ndihmesë në çfarëdo mënyrë, bashkësitë e Xfce-së janë një vend i mirë për të marrë ndihmë ose për të shkëmbyer ide. Mund të doni t’i hidhni një sy bashkësive të shpërndarjeve të ndryshme që ofrojnë Xfce.
Lista postimesh
Thuajse krejt zhvillimi dhe bashkërendimi i punës kryhet te listat e postimeve të Xfce-së. Një përmbledhje e krejt listave gjendet te mail.xfce.org. Ka edhe një listë të posaçme për përdoruesit, tek e cila mund mund të bëni pyetje dhe të diskutoni lirshëm rreth desktopit.
SHËNIM: Që të mund të postoni në këto lista, së pari lypset të pajtoheni në to.
Matrix
Nëse keni një problem që s’e zgjidhni dot, mund të provoni të pyesni në kanalin tonë Matrix #xfce. Kanali ka disa përdorues aktivë. Rekomandohet që para se të bëni pyetjen tuaj, të shihni dokumentimin.
Forume
Për përdorues që parapëlqejnë forume, Forumi i Xfce-së është vendi i duhur. Kontribues aktivë do të jenë në gjendje t’ju ndihmojnë, por, ju lutemi, mos e përdorni për njoftim të metash.
Rrjete Shoqërore
Mund të na ndiqni te llogaritë zyrtare Mastodon, ose Twitter