Xfce

Subdomains

 

Shkarkim

Shumica e shpërndarjeve vijnë me Xfce-në në formatin e tyre të paketimit, por, nëse doni një version më të ri, ose doni ta montoni Xfce nga e para, mund të gjeni paketa më poshtë. Si të përpilohet Xfce-ja.

Hedhje e qëndrueshme në qarkullim 4.20

Xfce 4.20 është versioni më i freskët i mjedisit desktop Xfce. Ndryshime në këtë hedhje në qarkullim.

Hedhje individuale në qarkullim

Çdo paketë në Xfce mund të hedhë në qarkullim versione individuale të qëndrueshme, ose zhvillim, përfshi paketat bazë (siç përshkruhet te modeli i hedhjeve në qarkullim). Lajmërimet për hedhjet në qarkullim mund t’i ndiqni te lista e postimeve të përdoruesve Xfce, të vëzhgoni prurjet për hedhje në qarkullim, ose të ndiqni llogaritë Xfce në Mastodon, ose Twitter.

Shpërndarje

Paketa Xfce japin një numër shpërndarjesh të ndryshme. Shembuj popullorë të hartuar me Xfce-në janë Xubuntu, the Fedora Xfce Spin, Manjaro ose Zenwalk, por ka një probabilitet të mirë që edhe shpërndarja juaj e parapëlqyer të ofrojë paketa Xfce.

Një listë më të plotë mund ta gjeni te DistroWatch.com.

Artwork

Shkarkoni paketën grafike të Xfce-së .. Përmban disa stema dhe banderola në cilësi të lartë. Kopjimi i stemës së Xfce është subjekt i licencës LGPL për të drejta kopjimi.