Përfshihuni
Mirë se vini te bashkësia e Xfce-së. Duke u bërë pjesë e ekipit tonë, do të jeni pjesë e një përpjekjeje ndërkombëtare të qindra vetëve që punojnë për të dhënë me Software të Lirë një punim mbresëlënës në kompjuter. Do të njihni shokë të rinj, do të mësoni aftësi të reja dhe do të sillni një ndryshim në miliona përdorues teksa punoni me njerëz nga anembanë rruzulli. Ka mjaft rrugë të ndryshme se si mund të bëheni pjesë e kësaj, thjesht lexoni më tej dhe zgjidhni një fushë që ju intereson ose që ju duket plot sfida.
Te punë të mundshme përfshihen testime, njoftime të metash; shkrim kodi, hartim gjërash grafike, dokumentim ose përkthim; ose përhapja e fjalës dhe ndihma për promovim dhe marketing si në internet ashtu edhe në panaire dhe konferenca.
Dokumentim
There’s lots of people using and testing Xfce. By providing useful and up-to-date documentation, you will make a big impact on helping people understand how to make the most of the Xfce Desktop Environment. Learn More →
Përkthim
Are you fluent in multiple languages? By contributing your translations of text to the Xfce Desktop Environment, you will help Xfce be a better part of the global market and more accessible to the millions of potential users out there. Learn More →
Zhvillim
Duke u bërë një zhvillues, mund të sillni një ndryshim të madh, teksa puna si i tillë ju jep një përvojë plot sfida dhe zbavitëse. Do të mësoni si të jeni një kodues më i mirë, do të sendërtoni veçori të reja dhe do të mposhtni të meta demoralizuese, duke krijuar një produkt të mahnitshëm, e gjitha kjo teksa bashkëpunoni me njerëz nga anembanë bota.Mund t’ia filloni duke shfletuar kodin burim.
Promocion
Nëse keni një blog, ose një sajt, mund të ndihmoni shumë mirë në përhapjen e fjalës dhe nxitjen e përdoruesve të rinj të provojnë Xfce-në. Nëse keni një llogari Mastodon, apo Twitter, mundeni sërish të ndihmoni, duke ripostuar njoftimet që bëjmë, për të na ndihmuar të mbërrijmë te një publik më i gjerë.
Njoftim të Metash dhe prova
Një nga punët më të dobishme për të cilën bazohemi te bashkësia është testimi dhe njoftimi i të metave. Ngaqë Xfce-ja xhiron në platforma të ndryshme dhe nën një numër të madh ujdisjesh sistemi, testimi i krejt ndryshimeve në çdo situatë të mundshme është një punë e pamundur. Si e tillë, u kërkojmë me dashamirësi përdoruesve të ndihmojnë në testimin, dhe raportimin e krejt të metave që mund të gjejnë, duke përdorur ndjekësin tonë të të metave.
Kur gjendet një e metë, lypset të zbulohet shkaku i të metës, dhe mandej (kuptohet) të ndreqet. Nëse doni të përfshiheni në procesin faktik të zhvillimit të Xfce-së, një rrugë e mirë është t’i filloni duke zgjidhur të meta dhe duke parashtruar mandej një kartelë arnimi.
OpenCollective
If you want to fund the project, you can use OpenCollective. Xfce has created two collectives, known as Xfce ($) and Xfce-Eu (€) respectively. Learn More →