Projekte
Projekti Xfce përmban disa projekte ndarazi, për çdo pjesë të desktopit. Disa projekte kanë faqet e tyre të projektit, për të dhënë informacion shtesë.
Përbërësit Bazë
Përgjegjës Dritaresh
Administron vendosjen e dritareve të aplikacioneve në ekran, furnizon zbukurime dritaresh dhe administron hapësirat e punës ose desktopët virtualë. Mësoni Më Tepër →
Panel
Paneli është një shtyllë e cila ju lejon të keni në çdo kohë para syve nisës programesh, menu paneli, një orë, një këmbyes desktopi, etj. Mësoni Më Tepër →
Përgjegjës Desktopi
Ky program cakton figurën e sfondit dhe furnizon një menu dritareje rrënje, ikona desktopi ose ikona të minimizuara dhe një listë dritaresh. Mësoni Më Tepër →
Përgjegjës Sesionesh
Përgjegjësi i sesionit kontrollon krejt aspektet e nisjes dhe fikjes së sesionit të përdoruesit. Mësoni Më Tepër →
Përgjegjës Rregullimesh
Ju lejon të formësoni çdo hollësi të mjedisit tuaj desktop. Mësoni Më Tepër →
Përgjegjësi Thunar i Kartelave
Thunar-i është një përgjegjës kartelash modern, i konceptuar nga e para, për të qenë i shpejtë dhe i lehtë për t’u përdorur. Mësoni Më Tepër →
Gjetës Aplikacionesh
Ju lejon të kërkoni, nisni aplikacione dhe të gjeni informacion rreth atyre të instaluara në sistemin tuaj. Mësoni Më Tepër →
Përgjegjës Energjie
Administron burimet e energjisë së kompjuterit dhe pajisjet e lidhura. Mësoni Më Tepër →
Librari Xfce
Librari widget-esh për mjedisin desktop Xfce. Mësoni Më Tepër →
Xfconf
Sistem i thjeshtë klient-shërbyes për depozitim dhe kërkim formësimesh. Mësoni Më Tepër →
Aplikacione
Terminal
Terminali është një emulues modern terminali që përmban skeda dhe sfonde të tejdukshëm. Mësoni Më Tepër →
Xfburn
Xfburn është një aplikacion për krijim dhe shkrim CD-sh dhe DVD-sh.
Parës Figurash
Ristretto është një parës figurash i peshës së lehtë. Mësoni Më Tepër →
Kursyes Ekrani
Një kursyes dhe kyçës i thjeshtë ekrani. Mësoni Më Tepër →
Fotografues Ekrani
Një aplikacion për të bërë foto ekrani. Mësoni Më Tepër →
Përpunues Tekstesh
Një përpunues tekstesh i thjeshtë. Mësoni Më Tepër →
Njoftime
Demon njoftimesh që mund të përshtatet lehtë nga ana grafike me efekte tejdukshmërie. Mësoni Më Tepër →