Xfce

Subdomains

 

Lajme

Pajtohuni te prurja RSS

Është hedhur në qarkullim Xfce 4.6.0

Pas më shumë se dy vjet zhvillimi, është hedhur në qarkullim Xfce 4.6.0.

Xfce 4.6 përmban një mekanizëm të ri të pasmë për formësimet, një përgjegjës të ri rregullimesh, një përzierës fringo të ri të tingujve, dhe disa përmirësime të mëdha të përgjegjësit të sesioneve dhe pjesës tjetër të përbërësve bazë të Xfce-së. Një listë e krejt ndryshimeve te hedhja më e re kandidate në qarkullim mund të gjendet në këtë faqe.

Një përmbledhje pamore e Xfce 4.6-s gjendet këtu.