Xfce

Subdomains

 

Lajme

Pajtohuni te prurja RSS

Është hedhur në qarkullim Xfce 4.8pre1

Ekipi i zhvillimit të Xfce-së është krenar të njoftojë hedhjen e parë paraparje në qarkullim për Xfce 4.8-n. Tok me këtë hedhje në qarkullim paraparje, projekti Xfce njofton ngrirje veçorish për hedhjen përfundimtare në qarkullim të 4.8-s, që është caktuar t’i jepet publikut më 16 janar, 2011.

Kjo hedhje në qarkullim përfshin ndryshime të rëndësishme te baza e mjedisit Xfce për desktop dhe shpresojmë të plotësojë me sukses një numër kërkesash të kahershme. Me përditësimeve më të shënueshme është fakti që kemi kaluar krejt bazën e Xfce-së (veçanërisht Thunar-in, xfdesktop-in dhe thunar-volman-in) nga ThunarVFS në GIO, duke sjellë kështu sisteme të largët kartelash në desktopin Xfce. Paneli është rishkruar nga e para dhe sjell administrim më të mirë të nisësve dhe mbulim të përmirësuar për instalime multi-head. Lista e veçorive të reja të panelit është shumë e gjatë për t’u përmendur e gjitha këtu. Falë librarisë së re të menuve, garcon (e njohur më parë si libxfce4menu, por edhe këtë herë e rishkruar) tani mbulojmë përpunim menush përmes një përpunuesi menush nga palë të treta, bie fjala Alacarte (nuk kemi ende një të tonin). Libraritë tona bazë u bënë pakës më të hajthme, dhe këtu një shembull i mirë është libraria e sjellë rishtas libxfce4ui, që është menduar të zëvendësojë libxfcegui4-n.

Ndoshta arritja më e rëndësishme që do të vijë me Xfce 4.8-n është se, pavarësisht kusureve të një ekipi të vogël zhvillimi herë pas here, baza e mjedisit desktop është vënë në një vijë me teknologji të së sotmes për desktopin, të tilla si GIO, ConsoleKit, PolicyKit, udev dhe mjaft të tjera. Prej bazës janë hequr gjithashtu plot vjetërsira, siç ka ndodhur me HAL-in dhe ThunarVFS (që janë ende të pranishëm, për arsye përputhshmërie).

Falë platformës së shkëlqyer Transifex për përkthime, ekipet tona gjuhësore kanë qenë në gjendje të përditësojnë përkthimet e tyre me një ritëm të pabesueshëm. Ju lutemi, përfshijini dhe ata, kur i bëni lavde kësaj hedhjeje në qarkullim!