Xfce

Subdomains

 

Lajme

Pajtohuni te prurja RSS

Është hedhur në qarkullim Xfce 4.8pre2

Jemi të kënaqur të njoftojmë hedhjen e dytë paraparje në qarkullim të Xfce 4.8-s. Kjo hedhje në qarkullim shënon fillimin e ngrirjes së kodit. Nga sot e tutje, deri në hedhjen përfundimtare në qarkullim, vargjet nuk mund të ndryshohen më në degën master të përbërësve bazë të Xfce-së. Kjo do t’i ndihmojë përkthyesit të përgatitin përkthimet e tyre për hedhjen përfundimtare në qarkullim, të planifikuar për më 16 janar, 2011.

Për këtë hedhje në qarkullim u përqendruam në ndreqje të metash në krejt përbërësit e Xfce-së. Arritëm të mbyllim një numër të madh prej tyre falë krejt personave që i njoftuan dhe testuan shpejt ndreqjet e propozuara.

Me gjithë ngrirjen e veçorive, u shtuan pak veçori të vockla paneli. Arritëm edhe të merremi me dy kërkesa të kahershme: mbulim si duhet për përpunim menuje aplikacionesh me përpunues menush (Alacarte është ai që testuam) dhe integrimi me sistemin Compiz për ekranet. Sigurisht që kjo hedhje në qarkullim përmban gjithashtu plot përkthime të reja dhe të përmirësuara, falës punës së shkëlqyer të ekipeve tona të përkthimit.