Xfce

Subdomains

 

Lajme

Pajtohuni te prurja RSS

Është hedhur në qarkullim Xfce 4.8pre3

Sot kemi kënaqësinë të njoftojmë hedhjen e tretë dhe, me shpresë, të fundit paraparje në qarkullim të 4.8-s, që është caktuar t’i jepet publikut më 16 janar të 2011-s. Krahasuar me Xfce 4.8pre2, kjo hedhje në qarkullim përmban më së shumti përditësime dhe ndreqje të metash.

Me Kërshëndellat dhe Vitin e Ri mes 4.8pre2-shit dhe 4.8pre3-shit, s’duhet të çudisë njeri fakti që, për shumicën e përbërësve, vetëm pak çështje u prekën.

Mes gjërash të tjera, përditësuam shkurtore parazgjedhje tastiere, që të përfshijnë taste për monitorin. Ikona e gjendjes në dialogun e ecurisë te përgjegjësi i kartelave tani fshihet si duhet, kur dialogu asgjësohet. Shtojca e tij për sfonde tani është në gjendje të trajtojë emra kartelash me hapësira. Ndryshoret e mjedisit, për urdhra të dhënë që nga dialogu Xfce run s’ujdiseshin si duhet, ndaj e ndreqëm këtë, që urdhrat e dhënë prej dialogut të trashëgojnë përherë mjedisin e sesionit Xfce.

We also made the --reboot and --halt parameters of xfce4-session-logout work again which previously simply logged out the active user. In order to avoid a race condition at session startup and in order to speed things up a little more we no longer use xrdb to update xft and cursor settings and instead, update the related XSETTINGS properties ourselves.

Te përgjegjësi i dritareve xfwm4, e njësuam periudhën kohore të domosdoshme për një dyklikim me atë të aplikacioneve normale. Përmes mundësisë së fshehur /general/mousewheel_rollup tani cilido mund të çaktivizojë mbledhjen e dritareve përmes rrotëzës së miut. Përgjegjësi i dritareve tani trajton si duhet edhe ndryshime qartësie ekrani në dritare sa krejt ekrani, si ato që duken në lojëra. Këmbyesi i aplikacioneve i Xfwm4-s tani shfaqet vetëm kur gjendet nën mënyrën e klonuar.

Kjo mund të tingëllojë si pak ndreqje të dobishme, por s’është asgjë krahasuar me sasinë e punës që shkoi sërish për panelin e ri Xfce. U ndreqën rreth 20+ të meta dhe prapakthime të njohur. Ja një copëz e shkurtër e regjistrit të plotë të ndryshimeve: Për shtojcat e jashtme u ndreqën përkatësitë e përkthimeve, shtojcat mund të rirenditen sërish me DND-në, dyklikimi i objekteve te përpunuesi i tyre shfaq parapëlqimet për ta, tërheqja e objekteve te dialogu i përpunuesit të objekteve sjell heqjen e tyre sërish nga paneli, dritare listash punësh tani mund të filtrohen sipas monitorësh. Një tjetër problem që u shfaq së fundi dhe që është ndrequr tanimë qe përmasimi i ikonave në fushën e njoftimeve, e njohur edhe si systray.

Xfce 4.8pre3 përmban gjithashtu mjaft përditësime përkthimesh, që mund të shihen te regjistri i plotë i ndryshimeve.

Meqë për 4.8-n ndjekim modelin e hedhjeve në qarkullim, normalisht duhej që sot të njoftonim ngrirje kodi dhe krijimin e degëve të hershme me asistencë cikli jetëgjatësie. Vendosëm kundër kësaj, ngaqë s’ka persona aktivë aq sa duhet për t’u kujdesur për krejt këto në këtë çast. Ndaj do të vazhdojmë ndreqjen e të metave në degët master, siç bëmë mes 4.8pre2 dhe 4.8pre3-shit.