Lajme
Pajtohuni te prurja RSSËshtë hedhur në qarkullim Xfce 4.10pre1
2012
Ekipi i zhvillimit të Xfce-së është krenar që njofton hedhjen e parë paraparje në qarkullim për Xfce 4.10. Tok me këtë hedhje në qarkullim paraparje, projekti Xfce njofton ngrirjen e veçorive për hedhjen përfundimtare në qarkullim 4.10 që është caktuar t’i jepet publikut më 28 prill, 2012.
Kjo hedhje në qarkullim përfshin ndryshime të mëdha në bazën e mjedisit desktop Xfce dhe shpresojmë të jetë i suksesshëm në plotësimin e një numri kërkesash të kahershme. Mes përditësimeve më të dallueshme është gjetësi i ri i aplikacioneve që shkrin në një funksionet e appfinder-it të dikurshëm dhe xfrun4-s. Paneli gjithashtu ka një mënyrë të re funksionimi vertikal [e quajtur edhe Deskbar] për përdorim më të mirë të hapësirës në monitorë me ekran të gjerë dhe një shtojcë të re veprimesh. Për sa u përket rregullimeve, ndihmësi i rregullimeve është integruar në xfsettingsd, duke kursyer xhirimin e 1 procesi. Ka gjithashtu një dialog të ripunuar për rregullimet, me kategori dhe dialogë që mund të vihen ose hiqen, të aktivizuar si parazgjedhje. Rregullime elementare për Synaptics dhe Wacom te rregullimet e Miut dhe një përpunues të ri Llojesh MIME. Thunar-i përfitoi një skemë më të lustruar për të reduktuar përdorimin e hapësirës dhe ndërveprim më reagues me prodhuesin e miniaturave. Ngaqë s’kemi caktuar ende si të përfshihet funksioni i desktopit në Thunar, Xfdesktop-i ka përfituar kështu disa përmirësime, përfshi mbulim për njëklikime, miniatura ikonash desktopi dhe ngjitje më të mirë kartelash. Përgjegjësit të Sesioneve iu shtua kod i përmirësuar administrimi energjie, ndihmëzat janë hequr dhe u krye edhe pastrim sesionesh prej ndërfaqes. E fundit, por jo për nga rëndësia, Përgjegjësi i Dritareve tani përmban mbulim për tjegullzim dritaresh dhe lëvizje përmes tasteve shigjetë te këmbyesi i punëve.
Një tjetër ndryshim i madh për përdoruesit është heqja e dokumentimit të përdoruesit nga paketat dhe ardhja e docs.xfce.org. Arsyeja për këtë ndryshim janë kontributet e pakta për dokumentimin që nga Xfce 4.8, ndaj shpresojmë që wiki të tërheqë më tepër kontribues. Butoni i ndihmës, te ndërfaqja, funksionon ende, por do t’ju kërkojë të hapni sajtin e dokumentimit në shfletuesin tuaj.
Më tej, hoqëm dorë nga xfce-utils. Lënda e tij ose është hequr, ose është kaluar te paketa të tjera Xfce. Krejt ndryshimet e tjera të varësive tregohen te Regjistri i Ndryshimeve të 4.10pre1. Edhe baza e Xfce-së përfitoi nja dy përbërës të rinj, ngaqë mendojmë se janë kritikë për një desktop minimal: xfce4-power-manager (administrim energjie), tumbler (prodhim miniaturash për Thunar-in dhe përbërës të tjerë), garcon (librari menush, ish tashmë një varësi në 4.8), thunar-volman (përgjegjës volumi për Thunar-in).
Sigurisht që edhe përkthimet janë përmirësuar mjaft, falë punës mahnitëse të ekipeve tanë të përkthimit.
Shpresojmë se do t’ju kënaqë kjo hedhje në qarkullim. Ju lutemi, na jepni përshtypjet duke ndarë me ne mendimet tuaja, postime blogu, postime në Twitter, në Identi.ca, ose duke parashtruar raporte të metash. Me ndihmën tuaj, 4.10 do të jetë hedhja më e mirë se kurrë në qarkullim (të paktën deri në 4.12)!
Të fala të përzemërta dhe falënderime për këdo që kontribuoi te kjo hedhje në qarkullim,
Ekipi i zhvillimit të Xfce-së