Lajme
Pajtohuni te prurja RSSËshtë hedhur në qarkullim Xfce 4.10pre2
2012
Ekipi i zhvillimit të Xfce-së është krenar që njofton hedhjen e dytë paraparje në qarkullim për Xfce 4.10. Tok me këtë hedhje paraparje në qarkullim, projekti Xfce njofton ngrirjen e vargjeve dhe kodit (lejohen vetëm ndreqje ose prapakthime të metash kritike) për hedhjen përfundimtare në qarkullim 4.10 që është caktuar të hidhet në qarkullim më 28 prill, 2012.
Kjo hedhje në qarkullim trupëzon disa veçori të reja, bie fjala, reagim të përmirësuar për veprime mbi kartela në Thunar dhe përmirësim tjegullzimi në Xfwm4. Gjithçka tjetër është ndreqje të metash dhe plot përditësime përkthimesh.
Shpresojmë se do ta pëlqeni këtë hedhje në qarkullim. Ju lutemi, na jepni përshtypjet duke ndarë me ne mendimet tuaja, artikuj blogjesh, përmendje në Twitter ose duke parashtruar njoftime të metash! Me ndihmën tuaj, 4.10 do të jetë hedhja më e mirë në qarkullim deri më sot (të paktën deri në 4.12)!
Të fala të përzemërta dhe falënderime për këdo që kontribuoi te kjo hedhje në qarkullim,
Ekipi i zhvillimit të Xfce-së