Xfce

Subdomains

 

Lajme

Pajtohuni te prurja RSS

U hodh në qarkullim Xfce 4.20-a

Pas gati dy vjetësh punë, jemi të gëzuar të njoftojmë hedhjen në qarkullim të Xfce 4.20-s !

Që nga Xfce 4.18 është kryer plot zhvillim me rëndësi. Ekipi ynë shtoi një numër veçorish të reja të lezetshme, kreu një milion ndreqje të metash dhe solli një numër përmirësimesh të vockla. Dhe më në fund, krejt kjo do të hidhet në qarkullim për kënaqësinë tuaj.

Xfce 4.20 screenshot

Vëmendja më e madhe gjatë këtij cikli zhvillimi qe përgatitja e bazës së kodit për të qenë gati për Wayland. Në mënyrë që ndërkohë te keni mbulim eksperimental për Wayland për shumicën e përbërësve. Më tepër hollësi në lidhjet më poshtë.

Duke supozuar se të instaluar keni Xfce 4.18-n, ja një përmbledhje e ndryshimeve të rëndësishme që do të shihni në një përmirësim me Xfce 4.20-n:

https://www.xfce.org/about/tour420

Një përmbledhje e hollësishme e dallimeve mes versioneve Xfce 4.18 dhe Xfce 4.20 mund të gjendet në faqen vijuese:

https://www.xfce.org/download/changelogs/4.20

Kjo hedhje në qarkullim mund të shkarkohet ose si një grup paketash individuale ose si një paketë tar e bëshme që përmban krejt këto versione individuale:

https://archive.xfce.org/xfce/4.20

Përshëndetjet më të mira,
Ekipi i zhvillimit të Xfce-së

U hodh në qarkullim Xfce 4.18

Pas gati dy vjetësh punë, jemi të gëzuar të njoftojmë hedhjen në qarkullim të Xfce 4.18 ! Mësoni Më Tepër →

U hodh në qarkullim Xfce 4.16

Sot, pas 1 viti dhe 4 muajsh punë, jemi të gëzuar të njoftojmë hedhjen në qarkullim të Xfce desktop 4.16-s, një version i ri i qëndrueshëm që zë vendin e Xfce 4.14-s. Mësoni Më Tepër →

U hodh në qarkullim Xfce 4.14

Sot, pas 4 vjet e 5 muaj pune, na jep kënaqësi të njoftojmë hedhjen në qarkullim të desktopit Xfce 4.14, një version i ri i qëndrueshëm që zë vendin e Xfce 4.12-s. Mësoni Më Tepër →

Është hedhur në qarkullim Xfce 4.12

Xfce 4.12 është hedhja më e mirë në qarkullim se kurrë (po, na pëlqen të festojmë!)! Mësoni Më Tepër →

Është hedhur në qarkullim Xfce 4.10

Sot, pas 1 viti e 4 muajsh punë, jemi të gazuar t’ju njoftojmë hedhjen në qarkullim të desktop-it Xfce 4.10, një versioni të ri të qëndrueshëm që zë vendin e Xfce 4.8-s. Mësoni Më Tepër →

Është hedhur në qarkullim Xfce 4.10pre2

Ekipi i zhvillimit të Xfce-së është krenar që njofton hedhjen e dytë paraparje në qarkullim për Xfce 4.10. Tok me këtë hedhje paraparje në qarkullim, projekti Xfce njofton ngrirjen e vargjeve dhe kodit (lejohen vetëm ndreqje ose prapakthime të metash kritike) për hedhjen përfundimtare në qarkullim 4.10 që është caktuar të hidhet në qarkullim më 28 prill, 2012. Mësoni Më Tepër →

Është hedhur në qarkullim Xfce 4.10pre1

Ekipi i zhvillimit të Xfce-së është krenar që njofton hedhjen e parë paraparje në qarkullim për Xfce 4.10. Tok me këtë hedhje në qarkullim paraparje, projekti Xfce njofton ngrirjen e veçorive për hedhjen përfundimtare në qarkullim 4.10 që është caktuar t’i jepet publikut më 28 prill, 2012. Mësoni Më Tepër →

Është hedhur në qarkullim Xfce 4.8

Sot, pas gati dy vjetësh pune, kemi kënaqësinë e veçantë të njoftojmë hedhjen e shumëpritur në qarkullim të Xfce 4.8, versioni i ri i qëndrueshëm që zë vendin e Xfce 4.6-s. Mësoni Më Tepër →

Është hedhur në qarkullim Xfce 4.8pre3

Sot kemi kënaqësinë të njoftojmë hedhjen e tretë dhe, me shpresë, të fundit paraparje në qarkullim të 4.8-s, që është caktuar t’i jepet publikut më 16 janar të 2011-s. Krahasuar me Xfce 4.8pre2, kjo hedhje në qarkullim përmban më së shumti përditësime dhe ndreqje të metash. Mësoni Më Tepër →

Është hedhur në qarkullim Xfce 4.8pre2

Jemi të kënaqur të njoftojmë hedhjen e dytë paraparje në qarkullim të Xfce 4.8-s. Kjo hedhje në qarkullim shënon fillimin e ngrirjes së kodit. Nga sot e tutje, deri në hedhjen përfundimtare në qarkullim, vargjet nuk mund të ndryshohen më në degën master të përbërësve bazë të Xfce-së. Kjo do t’i ndihmojë përkthyesit të përgatitin përkthimet e tyre për hedhjen përfundimtare në qarkullim, të planifikuar për më 16 janar, 2011. Mësoni Më Tepër →

Është hedhur në qarkullim Xfce 4.8pre1

Ekipi i zhvillimit të Xfce-së është krenar të njoftojë hedhjen e parë paraparje në qarkullim për Xfce 4.8-n. Tok me këtë hedhje në qarkullim paraparje, projekti Xfce njofton ngrirje veçorish për hedhjen përfundimtare në qarkullim të 4.8-s, që është caktuar t’i jepet publikut më 16 janar, 2011. Mësoni Më Tepër →

Është hedhur në qarkullim Xfce 4.6.2

The second bugfix-release of xfce 4.6 has been released. This release features a lot of updated translations and fixes some bugs or regressions with new GTK+ versions. Mësoni Më Tepër →

Është hedhur në qarkullim Xfce 4.6.1

Është hedhur në qarkullim hedhja e parë për ndreqje të metash e xfce 4.6-s. Mësoni Më Tepër →

Është hedhur në qarkullim Xfce 4.6.0

Pas më shumë se dy vjet zhvillimi, është hedhur në qarkullim Xfce 4.6.0. Mësoni Më Tepër →